E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria "Berisha 2" betohet para Presidentit

Si rrallëherë në historinë e politikës, drejtuesit kryesorë të shtetit, rivalë politikë, kundërshtarë dhe aleatë janë mbledhur së bashku për ceremoninë e betimit të qeverisë së re.
Njëri pas tjetrit kryeministri Sali Berisha dhe anëtarët e kabinetit qeverisës janë betuar mbi kushtetutë se do të kryejnë me përgjegjësi detyrën e qeverisjes së vendit.
Menjëherë pas betimit në selinë e Presidencës, akt që shënon zyrtarizimin e tyre në detyren e re, qeveria "Berisha" i është drejtuar sallës së mbledhjeve të qeverisë ku tashmë mbi tavolinën e punës mungojne dosjet e projektligjeve që janë zëvendësuar me personal komputer për secilin prej ministrave.
Në mbledhjen e parë të qeverisë kryeministri Sali Berisha i është drejtuar edhe njëherë opozitës që të kthehet në Parlament.
Ndërkaq në këtë mbledhje të parë të qeverisë, kryeministri Sali Berisha iu ka kërkuar ministrave të tij të bëjnë publike numrat e tyre personale ashtu si ai vetë bëri gjatë mandatit të pare si shef i ezkekutivit.
Ndërkaq Sali Berisha në mandatin e dytë si kryeministër i shqiptarëve duket se nuk ka hequr dorë nga synimi për t'i bërë mbledhjet e qeverisë të hapura , duke kërkuar bashkëpunim për të hequr pengesat kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›