Gjendet në Fier 17-vjeçarja: “Ika me të dashurin”
Autori i Lajmit: Redaksia
Erlinda Mulla, nusja 17-vjeçare nga Paskuqani e zhdukur prej tetë ditësh është gjetur dje nga policia në orën tre të mëngjesit. Kërkimi i saj nisi pas denoncimit në polici të prindërve të vajzës.
Policia e Tiranës informoi se pas hetimeve kishin arritur të kontaktonin me telefon me vajzën, e cila ka pranuar se është larguar me dëshirën e saj nga shtëpia.
Policia
Policia thotë se vajza ishte shoqëruar nga një person tjetër, i cili është marrë në pyetje nga policia, i cili dyshohet të jetë dhe i dashuri sekret i 17-vjeçares. Mësohet se gjatë hetimeve policia e Tiranës kishte marrë në pyetje familjarë, të afërm, por edhe të njohur të adoleshentes. Policia ishte fokusuar në hetime për një histori dashurie të vajzës së martuar në një moshë “ende të papjekur”. Nga hetimet është mësuar se vajza, e cila pas martesës jetonte në shtëpinë e prindërve të të shoqit, kishte edhe një celular që e mbante fshehurazi.
Dëshmia
Vajza ishte martuar një vit më parë në familjen Picaku, me banim në Paskuqan, Tiranë. Ajo jetonte me prindërit e burrit, ndërkohë që bashkëshorti jeton në Itali, ku është emigrant prej disa kohësh dhe ndihmon familjen e tij. Vjehrra e 17-vjeçares, Tine Picaku, ka treguar momentet e fundit që ka parë nusen e djalit, në momentin kur ka shkuar për në farmaci ku do të blinte ilaçe. “Më tha më jep 50 lekë që të blej një pako paracetamol – ka thënë vjehrra, Tine Picaku. Ja dhashë lekët dhe i thashë shko shpejt, sa më shpejt të mundesh. Ja ika më tha dhe për dy minuta vij. Por ajo nuk u kthye më”. Ndërkohë që ajo ka treguar se, nusja e djalit është larguar me rrobat e shtëpisë dhe me shapka. Pasi vajza është vonuar pak, vjehrra ka dalë ta kërkojë, por nuk e ka gjetur. Ka shkuar në banesën e miqve, që ishin disa metra më larg, por dhe ata i kanë thënë që nuk kishte ardhur. Pasi kanë pyetur në lagje, ata kanë dhënë alarmin për zhdukjen e vajzës së martuar.
Ky lajm është publikuar: 28/03/2010