Hu Jao Bang në Ballkan, thellohet çarja Tiranë-Pekin
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Tiranë, 25 maj 1983 - Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste Kineze, Hu Jao Bang në Rumani dhe Jugosllavi, u përdor nga sekretari i parë i Partisë së Punës të Shqipërisë Enver Hoxha, si një pretekst për të akuzuar Kinën Komuniste se po përdor politika “imperialiste”. Gjatë një vizite me ambasadorin e Vietnamit në Tiranë, udhëheqësi komunist shqiptar mori anën e Hanoit në konfliktin e tanishëm kino-vietnamez. Ky sulm i Hoxhës u pa si një provë e armiqësisë së vazhdueshme të Partisë së Punës të Shqipërisë ndaj Pekinit, pavarësisht kontratave të fundit tregtare mes dy ish-vendeve aleate. Ky gjest politik armiqësor ndaj Partisë Komuniste Kineze reflekton qartazi reagimin negativ të përpjekjeve të dukshme të Pekinit për të rinisur dhe konsoliduar marrëdhëniet me ato vende komuniste ballkanike që nuk janë ndjekëse të politikave të bllokut komunist sovjetik. Në fundin e viteve 1960, kryeministri i fundit kinez, Çu En Lai, i kishte propozuar ministrit të spastruar Beqir Balluku, një aleancë ku do të përfshiheshin Shqipëria, Rumania dhe Jugosllavia. Kjo sipas pretendimeve të Shqipërisë. Megjithatë, ky sulm i fundit i Hoxhës godet përfundimisht dhe spekulimet e hedhura për një përmirësim të mundshëm të marrëdhënieve kino-shqiptare pas një vizite të papritur të një delegacioni tregtar kinez në Tiranë. Nga ana tjetër, kritika e Hoxhës ndaj politikave Kinës u transmetua pikërisht për të koinciduar me vizitën e delegacionit të lartë partiak kinez të PKK-së në Ballkan. Transmetimi i deklaratës së Hoxhës u bë më 10 maj, ditën që Sekretari i Përgjithshëm Jao Bang mbërriti në kryeqytetin jugosllav. Mënyra dhe forma e kritikës së Hoxhës ishte shumë e pazakontë, pasi u bë me rastin e pritjes që vetë udhëheqësi komunist organizoi për ambasadorin e Vietnamit në Tiranë, Hoang Quoe Tinh, në sallën e ndërtesës së Komitetit Qendror të Partisë. Askush nuk mund të mbajë mend kur udhëheqësi komunist shqiptar ka pritur për herë të fundit një ambasador të huaj në ndërtesën e mbledhjeve të PPSH-së. Për më tepër, kjo ishte një pritje që normalisht duhet të kishte qenë një takim diplomatik bilateral, ndërkohë që u shndërrua në një çështje partiake. Enver Hoxha falënderoi ambasadorin për fjalët e përzemërta të Vietnamit për Shqipërinë që iu shprehën ambasadorit të vendit mik në Hanoi ndërsa ai prezantonte kredencialet më 26 mars. I çuditshëm është gjithashtu fakti se Hoxha gjatë këtij takimi shoqërohej nga ministri shqiptar i Jashtëm, Reiz Malile dhe Ramiz Alia, që më shumë ishte në rolin e sekretarit të KQ të Partisë se sa Kreu i Shtetit. Do të ishte shumë herë më e përshtatshme që ai ti drejtohej ambasadorit vietnamez si President. Sidoqoftë, për ti dhënë akoma më shumë rëndësi këtij takimi, u vendos që të ishte Hoxha ai që do të sulmonte Pekinin. Vizita e delegacionit kinez në Ballkan (Rumani dhe Jugosllavi) është gjithashtu një vizitë më shumë partiake se shtetërore, duke qenë se delegacioni drejtohet nga sekretari i Përgjithshëm i PKK-së. Në fjalimin e tij, ku lavdërohej populli vietnamez për luftën e tij kundër fuqive të ndryshme “imperialiste” Hoxha tha: “Partia e Punës së Shqipërisë dhe populli shqiptar kanë denoncuar gjithashtu dhe vazhdojnë të denoncojnë provokimet e armatosura të socialimperialistëve kinezë kundër Vietnamit, por dhe kërcënimet e ndryshme e presionet që kanë pasur për qëllim parandalimin e zhvillimit normal të vendit për ta nënshtruar dhe robëruar atë”. Sekretari i Parë shqiptar tha se Kina jo vetëm që po ndjek një politikë armiqësore kundër Vietnamit, por po arrin marrëveshje dhe bashkëpunon me të gjithë trafikantët ndërkombëtarë që përpiqen të nënshtrojnë dhe robërojnë popujt e tjerë. Shumë pak udhëheqës politikë në pushtet kanë marrë guximin që të marrin zyrtarisht një qëndrim pro Hanoit në përplasjet kino-vietnameze për kufirin dhe udhëheqja e Pekinit do ti marrë parasysh me siguri vërejtjet e Hoxhës, të cilat mund të merren më shumë si kritika polemizuese se sa veprime armiqësore kundër Kinës. Hoxha lëshoi gjithashtu dhe një kërcënim indirekt për vietnamezët që në këtë situatë të mos i besojnë shumë Bashkimit Sovjetik se gjoja po ndjek një politikë provietnameze. Ai tha se Vietnami dhe Shqipëria socialiste nuk mund të “mashtroheshin” dhe nuk mund të “pushtoheshin” nga vendet “imperialiste” dhe “revizioniste”. Vërejtjet e Hoxhës ndaj pushtimit të Kamboxhias nga Vietnami ishin gjithashtu shumë interesante. Ndërsa tha se ai e kundërshtonte fuqishëm pushtimin, e justifikoi atë, duke pretenduar se kishte ndodhur në rrethana të veçanta. “Partia e Punës së Shqipërisë, i bashkohet parimeve të pamohueshme të të drejtave të popujve dhe vendeve që të jenë plotësisht të lira dhe të pavarura për të përcaktuar fatin e tyre pa ndërhyrje të jashtme dhe përkrah tërheqjen e një pjese të trupave nga Kamboxhia që Vietnami ka dërguar atje në kushte të veçanta për të eliminuar një qendër të rrezikshme për lirinë dhe pavarësinë e saj e krijuar nga banda kriminale e Pol Potit. Ne shpresojmë që ky proces do të zgjasë dhe se shumë shpejt Kamboxhia me qeverinë e saj do të forcojë unitetin e popullit për të tejkaluar vështirësitë që ajo po has gjatë formimit të një shteti të pavarur, demokratik dhe popullor”. Nga takimi i Hoxhës me Hoang Quoe Tinh mund të nxirren dy konkluzione. Së pari, përmes sulmit të tij Hoxha, megjithëse jo haptazi, po i thotë Pekinit se Tirana e konsideron vizitën e Jao Bangut në Bukuresht dhe Beograd një veprim armiqësor antishqiptar. Dhe së dyti, ai dëshiron të tregojë se nuk ka asnjë plan pajtimi me kinezët, për aq kohë sa ai të jetë në pushtet, por dhe më pas. Kjo të paktën u kuptua nga fakti që ai takoi ambasadorin vietnamez në prezencë të trashëgimtarit të tij ardhshëm, Ramiz Alisë.
Ky lajm është publikuar: 28/03/2010