Berisha: Shoqëria shqiptare vuan mungesën e vullnetarizmit
Tiranë- Kryeministri i vendit, Sali Berisha gjatë një konference të organizuar nga shoqëria civile ka vlerësuar rolin e kësaj të fundit, duke theksuar se vullnetarizmi e bën shoqërinë më të njerëzishme. Edhe pse sipas kryeministrit ai është degraduar në të shkuaren.
Roli i shoqërisë civile është i pazëvendësueshëm. Ajo ndjek me një përkushtim të madh pulsin e pjesës më në nevojë të shoqërisë dhe problemeve më të mprehta aty ku lindin. Dua të ndalem në një çështje themelore që shoqëria shqiptare ka nevojë jetike dhe vuan për fuqizimin e saj dhe ky është vullnetarizmi. I degraduar në të shkuarën në forma absurde, ky term fisnik humbi eufoninë e tij, ndërkohë që është i pazëvendësueshëm për një shoqëri, e bën atë shumë më të njerëzishme- u shpreh kreu i qeverisë Berisha duke vlerësuar solidaritetin që populli ynë ka në bazë të kulturës së tij, dhe duke apeluar që këtë solidaritet ta implementojmë në të gjitha fushat.
Shkrime të tjera me interes: