E Diel, 1 Nëntor 2026

Planifikimi familjar, tani këshillat i jep pediatri

Tiranë-Femrat në Shqipëri shkojnë shumë rrallë tek gjinekologu për të marrë këshilla mbi planifikimin familjar. Për pasojë autoritet janë detyruaur të përqendrojnë këtë shërbim aty ku gratë shkojnë më shpesh, tek mjeku pediatër.

Për herë të parë po trajnohen të gjithë mjekët pediatër në vend në lidhje me shpërndarjen e njohurive mbi planifikimin familjar. Kjo për të vetmen arsye. Për ta çuar informacion aty ku gratë frekuentohen. Në Konsultorin e Fëmijës pranë Poliklinikave të lagjeve.

Sipas studimit më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik femrat shkojnë shumë rrallë tek gjinekologu, kështu që ky funksionin do t’i lihet mjekëve pediatër. Ky studim paraqet fakte dëshpëruese për shtatzanitë e padëshirueshme. “Femrat nuk njohin metodat moderne të kontraceptivëve, përvec mënyrës tradicionele”, thuhet në studim.

Ky studim bazohet në sondazhin e kryer në disa materinitete ku ka rezultuar se “96% e femrave të dala nga materniteti, kanë deklaruar se nuk kanë marrë asnjë lloj informacioni mbi planifikimin familjar, dhe në këto kushte nuk janë në gjendje të gëzojnë jetë të shëndetshme seksuale”. Po sipas këtij studimi kontraceptivët përdoren vetëm nga 8% e popullatës shqiptare”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›