E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, qëllohet me armë zjarri 37 vjeçari

Vlorë-Një 37 vjeçar është qëlluar me armë zjarri në mes të qytetit të Vlorës, për motive banale. Një zënkë e momentit mes viktimës dhe një 20- vjeçari ka mjaftuar që ky i fundit të nxjerrë pistoletën, duke qëlluar mbi Yllin Zenelin dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Konflikti është shënuar mbrëmë në lagjen Isa Buletini, ose siç njihet ndryshe në Vlorë, pranë zonës së Kalit të Trojës. Mësohet se dy personat janë gjendur pranë një furrë buke ku kanë debatuar me zë të lartë, ndërsa fjalët ia kanë lënë vendim plumbave. Ermal Ibro, 20 vjecc ka nxjerrë pistoletën që e mbante në automjetin e tij dhe ka qëlluar mbi 37 vjecarin, Zeneli.

Ai është larguar me shpejtësi duke u përpjekur të humbë gjurmët nëpërr rrugicat e lagjes, por më pas është vetëdorëzuar në polici. Ndërsa i plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin rajonal, ku ka marrë dhe ndihmën e nevojshme. Plumbi e ka tejshpuar atë në pjesën e shpatullës, ndërkohë që bluzat e bardha pohojnë se është jashtë rrezikut për jetën.

Rreth 30 minuta pas ngjarjes, autori ka shkuar vetë në polici, i shoqëruar nga një i afërmi i tij, polic. Kushëri i tij, e ka bindur Ibron për t’u vetëdorëzuar, në mënyrë që të përfitojë nga rrethana lehtësuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›