Planifikimi i territorit. Si të përfitojnë dëmshpërblim pronarët nga veprat publike
Qeveria depoziton në Kuvend draftin e ri për territorin. Rastet kur shteti merr pronën private për qëllime publike
Qeveria ka depozituar në Kuvend projektligjin e ri për planifikimin e territorit. Ky projekt, i cili pritet të diskutohet gjerësisht në komisionet parlamentare, midis të tjerave parashikon rastet kur shteti merr pronën e paluajtshme private për interesat publike. Po kështu parashikohen dhe mënyrat e aplikimit të pronarëve për të përfituar dëmshpërblim nga shteti. Në këtë projektligj janë parashikuar disa mënyra, në bazë të të cilave shteti vepron me pronën private. Në bazë të ligjit, shteti mund të përdorë “servitutin publik” për një pasuri të paluajtshme, që është e drejta që merr shteti për një interes të veçantë publik. Në rast se vendoset një barrë e tillë për një pronë private, pronari nuk ka të drejtë të kryejë punime në tokën e tij.
Përfitimi
Në Nenin 63 të projektligjit parashikohet që servituti publik qëndron në fuqi pa afat dhe mund të krijohet për zbatimin e një qëllimi publik të ardhshëm edhe kur nuk është bërë kërkesë për ndërtim. Ndërkohë që pronari i pasurisë së paluajtshme që i nënshtrohet servitutit nuk ndërhyn në përdorimin e synuar. Në projektligj parashikohet që servitutet publike nuk përbëjnë objekt dëmshpërblimi. “Sidoqoftë, pronari mund të kërkojë dëmshpërblim kur nga vendosja e një servituti publik rrjedh ndryshimi në gjendjen e mëparshme të tokës a strukturës që shkakton një dëm të drejtpërdrejtë, material e të sigurt”, - parashikohet në projektligj. Në këtë draft të qeverisë është parashikuar e “drejta e preferimit” që është e drejta që merr shteti për t’u preferuar në radhë, para çdo personi privat në blerjen, sipas vlerës së tregut, të një pasurie të paluajtshme në pronësi private. Në rast refuzimi të ushtrimit të së drejtës së preferimit, apo të mosarritjes së marrëveshjes për çmimin me shtetin, pronari i truallit gëzon të drejtën e shitjes së pasurisë së paluajtshme. Pasuria e blerë nga shteti, (ministria, bashkia, komuna) nëpërmjet ushtrimit të së drejtës së preferimit, përdoret vetëm për interesin publik konkret për të cilin është preferuar. Nëse autoriteti përgjegjës i planifikimit vendos ta shesë pasurinë e blerë me preferim gjatë 5 vjetëve të para, ai është i detyruar të njoftojë ish-pronarin e saj ose trashëgimtarët e tij nëse kanë interes ta rimarrin atë pasuri.
Rezervimi publik
Sipas këtij drafti, shteti ka të drejtë të bëjë rezervim publik për një pasuri të paluajtshme në pronësi private. Në këtë rast, njësia e qeverisjes vendore, e cila në ligj është cilësuar si autoriteti i planifikimit, informon pronarët e pasurive të paluajtshme që mund të preken nga vendimi për rezervimin publik të tokës, për qëllimin dhe arsyet e marrjes së një mase të tillë të paktën 60 ditë para datës së miratimit të vendimit. Rezervimi publik i tokës mund të vendoset për një periudhë kohore deri në 18 muaj, pa kundërshpërblim, për rastet kur nuk i shkaktohet dëm pronarit. Autoriteti i planifikimit fillon procedurën e shpronësimit në mënyrë që të realizojë rezervimin publik të tokës, vetëm pasi të ketë ndërmarrë masa për negociimin dhe blerjen me marrëveshje të pasurisë së paluajtshme të përcaktuar për t’u rezervuar për një qëllim publik. Pronari kompensohet për shpronësimin e pasurisë në përputhje me legjislacionin civil dhe atë për shpronësimet. Në këtë projektligj parashikohet dhe “e drejta e lënies”, e cila është e drejta që i jepet një pronari privat të një pasurie të paluajtshme që i nënshtrohet një rezervimi publik të pasurisë së paluajtshme për të njoftuar zyrtarisht autoritetin përgjegjës të planifikimit në territorin administrativ të të cilit ndodhet pasuria në pronësi të tij që ta blejë këtë pasuri.
Gjobat për zyrtarët dhe ndërtuesit
Zyrtarët përgjegjës për moskryerje të procesit të dëgjimit publik dhe konsultimit të kërkuar për hartimin e instrumenteve, akteve e politikave të planifikimit, dhe për miratimin e lejes së zhvillimit, lejes së ndërtimit apo lejes së përdorimit në kundërshtim me këtë ligj, qoftë edhe me pranimin në heshtje dënohen me gjobë nga 100 000 lekë deri në 10% të kostos së zhvillimit që është kryer apo do të kryhet sipas kërkesës përkatëse për zhvillim.
Zyrtarët përgjegjës për mosbotimin në regjistër të akteve për të cilat botimi është i detyrueshëm sipas këtij ligji dhe akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij dënohen me gjobë nga 10 000 lekë deri në 100 000 lekë.
Personat përgjegjës për moskryerjen e afishimit të kërkesës për zhvillim, ose të lejes së ndërtimit në mjedisin ku kryhen punimet sipas këtij ligji; ose që janë përgjegjës për shkelje të afatit të fillimit të punimeve, ose përgjegjës për mosdeklarim paraprak të punimeve që përjashtohen nga detyrimi i pajisjes me leje, dënohen me gjobë nga 50 000 lekë deri në 200 000 lekë.
Personat përgjegjës për shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit dënohen me gjobë nga 200 000 lekë deri në 500 000 lekë.
Personat përgjegjës për hyrje në objekt ose përdorimi i objektit pa lëshimin e lejes së përdorimit sipas këtij ligji; për vazhdimin e punimeve megjithë vendimin administrativ për pezullimin ose ndërprerjen e tyre; për zënien arbitrare të tokës publike për çdo lloj zhvillimi në kryerje e sipër ose të përfunduar, dënohen me gjobë nga 2 000 000 lekë deri në 5 000 000 lekë.
Kryerja e punimeve pa leje zhvillimi ose e punimeve përtej lejes së zhvillimit me pasojë shtesa në sipërfaqe ndërtimore, kur shoqërohet me moszbatimin e vendimit administrativ për pezullimin e tyre dhe kthimin e tokës në gjendje të ligjshme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet.
Sipërfaqet e realizuara nga kryerja e punimeve, në shkelje të dispozitave të këtij neni, kur nuk prishen, konfiskohen në favor të shtetit.
18 Shkurt 2009