E Diel, 1 Nëntor 2026

Plas kontrabanda me mallrat e akcizës, kapen 22 ton kafe kontrabandë



Më 19 janar, Bordi i Drejtorëve të Fondit Shqiptaro Amerikan për Biznesin i paraqiti Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID një çek prej 15 milion dollarësh që do i kthehen Thesarit të SHBA-së në favor të qytetarëve amerikanë. Ky lajm është publikuar në faqen zyrtare të USAID-it disa ditë më parë. Granti fillestar prej 30 milionë dollarësh i ishte dhënë nga USAID-i kësaj agjencie për të ndihmuar procesin e tranzicionit në Shqipëri pas rënies të Bashkimit Sovietik. Fondi Shqiptaro-Amerikan ka mbështetur zhvilimin e sektorit privat në Shqipëri duke investuar në kompani të shumta private, në këshillimin menaxherial dhe trajnimet më të mira për mbajtjen e portofolit nga ana e kompanive.

Investimet
Fondi ka kryer afërsisht 62 investime në mbi 32 kompani shqiptare, duke kontribuar afërsisht 725 milionë dollarë në Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe duke hapur 3 500 vende pune. Përveç arritjes së jashtëzakonshme të zhvillimit të Shqipërisë, Fondi gjithashtu ka arritur një kthim financiar të lartë, pjesa e mbetur e së cilit do i transferohet Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, një organizatë e re ligjore. Ky Fond, si një institucion legal i qeverisë së ShBA-së do të vazhdojë mbështetjen ndaj sektorit privat duke siguruar grante në fushat e arsimit, bashkëpunimit ekonomik dhe turizmit kulturor në Shqipëri. Në ceremoninë e dorëzimit të çekut ndihmës administratorja për Europën dhe Europën Aziatike Peixh Aleksander theksoi: Fondi Shqiptaro-Amerikan për Biznesin ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në tranzicionin ekonomik të Shqipërisë në 20 vitet e fundit. Duhet të vlerësoj drejtorin e këtij fondi, z, Majkëll Grenof për punën e tij dhe arritjet e këtij Fondi për progresin e bërë në zhvillimin ekonomik duke krijuar Agjencinë Shqiptaro-Amerikane për Zhvillim dhe kthimin e 15 milionë dollarëve shtetasve amerikanë.” Në 20 vitet e fundit zyra e USAID-it për Europën ka çelur 10 fonde në mbështetje të biznesit duke u shtrirë në 18 vende të ndryshme. Në total, Fondet kanë sjellë një kthim prej 9 miliard dollarësh, afërsisht 9 herë më shumë nga investimi fillestar i ShBA-së. Këto fonde novatore sjellin përfitime më të larta duke ndikuar në fushat e ndryshme të zhvillimit dhe u kthejnë direkt taksapaguesve amerikanë investimet e tyre.

Konfindustria: Zgjidhja e situatës kusht për zbatimin e projekteve të investitorëve

Konfindustria, duke marrë shkak nga ngjarjet mjaft shqetësuese që kanë pasuar situatën politike në vend i ka bërë thirrje ekzekutivit dhe të gjitha institucioneve shtetërore të gjejnë sa më parë me përgjegjshmëri zgjidhjen e situatës politike duke respektuar Kushtetutën e vendit. Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku theksoi se “Janë të gjitha arsyet dhe shkaqet, që Shqipëria përfundimisht të përzgjedhë dhe zbatojë standardet demokratike të ndërtimit dhe funksionimit të shtetit duke shmangur përgjithmonë rrezikun shkatërrues, fatkeqësisht të provuar disa herë deri me tash, të rënies së sistemit qeverisës ose në anarki ose në diktaturë”. Konfindustria shpreh domosdoshmërinë e gjetjes së zgjidhjeve afatgjata politike në një kohë sa më të shpejtë, pasi skundër shprehet ajo “Ekonomia shqiptare ka nevojë për qëndrueshmëri politike, shoqërore dhe institucionale për të siguruar investimet e nevojshme të brendshme dhe të huaja, që do të sigurojnë zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e dëshiruar të qytetarëve”.
Duke iu referuar problemeve të ekonomisë shqiptare të cilat janë të ndjeshme në vazhdim të krizës globale, Konfindustria nënvizon se një numër i madh partnerësh institucionalë ndërkombëtare si dhe shumë investitorë të huaj kanë shprehur shqetësimin e tyre për ngjarjet në Shqipëri si dhe domosdoshmërinë për të arritur sa më shpejt në zgjidhje të qëndrueshme si kusht parësor për zbatimin e projekteve të parashikuara dhe në vazhdim.
Konfindustria vlerëson, se Shqipëria i ka të gjitha kushtet e nevojshme historike, institucionale, kushtetuese, shoqërore dhe politike si edhe mbështetjen e vendeve miq, për ndërtimin e një shteti demokratik dhe funksional në të mirë të gjithë kombit shqiptar.

Punëtorëve të IPKO-s u zbritet paga për 10 për qind

Punëtorët e IPKO-s pagat e muajit shkurt do t’i marrin më të ulëta për 10 për qind.
Vendimi nuk është marrë nga kompania IPKO, por nga aksionarët e kësaj kompanie- Telekom Sllovenija. Bordi i drejtorëve të Telekom Sllovenija ka marrë vendimin për uljen e pagave, ndërsa punëtorët e IPKO-s janë njoftuar të premten për këtë vendim. “Më 11 janar 2011, Bordi i drejtorëve të Telekom Sllovenija ka vendosur që të gjitha pagat e punëtorëve brenda Telekom Sllovenia Group të ulen për 10 për qind”, thuhet në njoftim zyrtar që Telekom Sllovia iu është drejtuar të gjitha kompanive simotra në të gjitha njësitë nëpër rajon, duke përfshirë edhe IPKO-n. Vendimi për uljen e pagave hyn në fuqi nga data 1 shkurt 2011, ndërsa pagat e punëtorëve do të ulen në të njëjtën vlerë. Në letrën e Telekom Sllovenia thuhet se konsulentët e grupit do të kenë një reduktim të pagave për 15 për qind.“Aneksi i kontratës i të gjithë punëtorëve të Telekom Sllovenija Group do të amendamentohet, duke e reflektuar këtë ndryshim”,- thuhet tutje në njoftimin zyrtar.Vendimi është përfundimtar, ndërsa kërkohet që të gjithë të punësuarit ta pranojnë vendimin i cili është obligues”.Megjithatë, në njoftimin zyrtar që u është bërë punëtorëve të këtij grupi telekomunikues, thuhet se vendimi për uljen e pagave është i përkohshëm dhe se i njëjti do të rishikohet përsëri pas arritjes së objektivave të biznesit, të cilat i ka grupi.Ulja e pagave nuk do të zbatohet vetëm në Gibtelecom, i cili është pjesë e Telekom Sllovenija Group. Ndërsa, punëtorët e të gjitha kompanive të tjera në rajon, duke përfshirë IPKO-n, në “One” në Maqedoni, “Primo” në Shqipëri dhe kompani të tjera që janë në këtë grup do të kenë ulje të pagave. Për vitin 2011, Telekom Sllovenija Group ka parashikuar 28 milionë euro profit, në nivel të grupit.Zyrtarët e IPKO-s i kanë thënë gazetës se nuk mund t’i komentojnë vendimet e Telekom Sllovenija. Megjithatë, burime brenda kësaj kompanie i kanë konfirmuar gazetës së e kanë pranuar lajmin për uljen e pagave për 10 për qind.

Më 7 shkurt ANP kalon te konsorciumi i ri

Zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave thonë se janë duke u bërë të gjitha përgatitjet që infrastruktura e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, të transferohet te konsorciumi i ri “Limak Kosovo International Aeroport” më datën 7 shkurt. Ata mohojnë që të ketë ndonjë me transferimin e infrastrukturës, duke përfshirë edhe atë të kontrollit ajror. Më 12 gusht të vitit të kaluar është bërë nënshkrimi i kontratës për dhënien me koncesion të aeroportit, ndërsa brenda 180 ditëve duhet të bëhen përgatitjet, në mënyrë që e gjithë infrastruktura të kalojë te konsorciumi i ri. Udhëheqësi i Njësisë së Partneritetit Publiko Privat në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave (MEF), Lorik Fejzullahu, tha për Kosovapress se janë duke u bërë të gjitha përgatitjet, në mënyrë që më 7 shkurt aeroportin ta marrë konsorciumi i ri. “Nëse i numërojmë ditët kalendarike prej 12 gushtit deri tash, ne kemi deri më 7 shkurt kusht ligjor që të transferohet infrastruktura e tillë tek operatori privat. Do të thotë ne jemi në përmbyllje të atyre kushteve. Jemi duke punuar çdo ditë vetëm se në këtë projekt dhe ju jemi afruar shumë dhe besoj që më 7 shkurt ju do të jeni të ftuar në ceremoni kur bëhet transferimi”,- ka thënë Fejzullahu.

Feith mund të anulojë vendimin e qeverisë për rrogat

Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) është duke shqyrtuar mundësinë e anulimit të vendimit të qeverisë së Kosovës për rritje pagash. Sipas një burimi të KTV-së, instanca të ICO-s janë këmbëngulëse që kjo çështje të dërgohet deri në fund. Megjithëse, kryeministri në largim Hashim Thaçi, ka insistuar në paraqitje të ndryshme se është qeveria ajo që thotë fjalën e fundit për çdo vendim. Pakoja e Ahtisaarit i jep kompetencën shefit të ICO-së, Piter Fetih, që të ndërmerr masa korrigjuese për ta përmirësuar, sipas nevojës, çdo veprim që ndërmerret nga autoritetet e Kosovës. Në anën tjetër, pa marrë parasysh shqetësimin e shprehur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), zyrtarët qeveritarë këmbëngulin për realizimin deri në fund të vendimeve të Qeverisë për rritjen e pagave në disa sektorë.Ministri në largim i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, nuk përjashton mundësinë e negociatave jo edhe aq të lehta me FMN-në. Ai thotë se imputet e para të vendimit për rritje pagash tashmë kanë nisur të japin rezultate.

25 Janar 2011

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›