E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tarifa e shkollimit do të paguhet me këste

Bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave, datë 15.12.2010 “Për miratimin e kuotës së pranimit të tarifës së shkollimit në programet e studimit të doktoratës në Universitetin e Tiranës, për vitin akademik 2010-2011”, pika 4, tarifa e shkollimit për programin e studimit të Doktoraturës në masën 204 600 lekë do të paguhet nga studentët e shkollës doktorale, për të cilët programi është 3-vjeçar, në tri këste: kësti i parë 68 200 lekë; kësti i dytë 68 200 lekë; kësti i tretë 68 200 lekë, që i korrespondon çdo viti që është kohëzgjatja e programit. Ndërsa, për studentët e doktoraturës që e kanë programin 2-vjeçar, e njëjta pagesë, do të ndahet në dy këste: kësti i parë 102 300 lekë; kësti i dytë 102 300 lekë, që i korrespondon çdo viti që është kohëzgjatja e programit. Gjithashtu, janë në fuqi tarifa e aplikimit prej 3 000 lekë për studentët aplikantë dhe tarifa e regjistrimit 5 000 lekë për studentët fitues të programit të Doktoratës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›