E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, provimet do të vlerësohen sërish me dorë

Procesi i vlerësimit të maturantëve në provimet e Maturës 2011 do të jetë i njëjtë me atë të vitit të kaluar, ndonëse këtë vit katër provimet do të jenë të detyrueshme. Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, bën të ditur se sistemi i vlerësimit do të jetë i njëjtë, manual, pavarësisht ideve që kanë hedhur drejtuesit e arsimit të lartë, që ai mund të ishte kompjuterik. “Sistemi i vlerësimit do të jetë po ai që ka qenë, duke u nisur nga notat përkatëse, po përsëri gjithë procedura do të hartohet me bar code, do të sekretohet, me sekretimin do të korrigjohet nga dy persona dhe më pas i treti, që do të bëjë atë që quhet nivelin më të lartë të vlerësueshmërisë së tyre”, - tha Malaj. Ndërkaq, ajo ka deklaruar se edhe formati i formularëve A1 dhe A2, deri tani është menduar të jetë i njëjtë më atë të viteve me parë. Këtë vit, maturantët do të përballen me ndryshime në procesin e Maturës Shtetërore, përsa i përket vetëm provimeve që do të jenë të katër me detyrim, për t’u pajisur me Diplomën e Maturës, në të kundërt, maturanti nuk e ka mbyllur ciklin e studimeve parauniversitare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›