Armenët kujtuan masakrën e vitit 1915
Të paktën 5.000 armenë përkujtuan përmes një vargani me pishtarë gjenocidin që u krye ndaj popullit të tyre para 95 vitesh.
Demonstruesit dogjën flamuj turk dhe kërkuan nga Turqia që ta pranojë masakrën ndaj armenëve si gjenocid. Ata ngritën lart flamujt e atyre shteteve, që e kanë klasifikuar këtë ngjarje si gjenocid, në mesin e tyre Franca, Polonia dhe Zvicra.
Sipas të dhënave armene në mes të viteve 1915 dhe 1917, gjatë kohës së sundimit osman, janë vrarë rreth 1,5 milionë armenë. Turqia refuzon ta quajë këtë akt dhune gjenocid.
Kjo ngjarje vazhdon ta rëndojë marrëdhënien mes dy vendeve.
Në Washington, zyrtarët amerikanë kanë bërë një deklaratë, lidhur me anulimin e procesit nga ana e Armenisë, për aprovimin e protokolleve me Turqinë.
Sekretarja amerikane e shteti, Hillary Clinton, deklaroi se ky vendim nuk ishte i papritur për SHBA-në, por shtoi se Washingtoni ka besim se procesi i paqes mund të vazhdohet.
Zëdhënësi i Clintonit, Philip Crowley, theksoi:”Ashtu siç e dimë të gjithë, ndoshta kemi nevojë për pak kohë për t'i dhënë një shtysë ecjes përpara të procesit".
Ai shtoi se të dyja palët po tregojnë kujdes që procesi i nisur të mos falimentojë dhe kjo bën që ata të jenë optimist.