E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plas te Reali i Madridit, polemika Ronaldo-Kasijas

Është përfolur shpeshherë që te Reali i Madridit futbollistët janë ndarë në grupe dhe dy prej liderëve të secilit “klan” janë Ronaldo dhe Iker Kasijas. Në fakt, kjo duket se ka sjellë edhe përplasjen e tyre të parë në publik. Ylli portugez ka dhënë një intervistë për “France Football” dhe i pyetur për çmimin “Topi i Artë”, ai ka thënë: “Nëse do kisha mundësi, do votoja për veten time në atë çmim. Mendoj se e meritoj, pasi kam bërë një edicion mjaft të mirë”. Pak orë më vonë, erdhi edhe deklarata thumbuese e kapitenit të madrilenëve, gjithashtu një prej kandidatëve potencialë për të fituar çmimin prestigjioz. “Unë nuk do e votoja veten time, edhe nëse do e kisha mundësinë. Nuk është etike ta bësh një gjë të tillë. Nëse do zhvilloja një sezon shumë të mirë, apo të paraqitesha shkëlqyeshëm, do doja që të ishin të tjerët që të më vlerësonin”, deklaroi portieri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›