Platformës antipronar të politikanëve shqiptarë, shpejt do ti vijë fundi
Rrapo Hajredin DANUSHI*
Në këto 18 vjet që quhet tranzicion qeveritë e ardhura në pushtet kanë mashtruar elektoratin dhe institucionet ndërkombëtare, duke vazhduar me fanatizëm platformën e shokut Ramiz sipas Katovicës në vitin 1989. Kjo platformë antipronar duke mos njohur pronën e grabitur nga diktatura dhe as kufijtë e saj dhe duke e konsideruar pronën e grabitur si pronë të shtetit, ka krijuar anarkinë e titujve të pronësisë. Me këtë rrugë janë pasuruar një pjesë të kupolës së politikanëve, duke nxitur vëllavrasjen dhe konfliktet sociale, janë dëmtuar shumë vlerat morale të popullit dhe sot po pengohet dukshëm zhvillimi ekonomik i vendit, ku pjesa që quhet popull jetojnë keq, në varfëri me një rrogë ose pension mizerabël. Pronat e këtij populli të mashtruar i vjelin politikanët që kanë blerë vila në Shqipëri, në Greqi, Itali Zvicër etj., por që ankohen si të varfër. Borgjezia dhe elita patriotike dhe kombëtare e para luftës së dytë botërore, sot është zëvendësuar nga elita e pronarëve të rinj e disa komunistëve të ricikluar në politikë dhe të pasuruar nga shfrytëzimi i postit, nga përvetësimi i pronave të grabitura nga diktatura, nga kontrabanda, politika e hapur ndaj çdo akti që i pasuron përfshi drogën, prostitucionin, nga korrupsioni, nga dhe shitja e interesave dhe të vlerave kombëtare, që deri sot është maskuar me shkumën e quajtur demokraci. Në themel të kësaj platforme antikombëtare, qëndron Katovica dhe trajtimi i pronës së grabitur si pronë të shtetit, trajtimi i pronës së shtetit si pronë të qeverisë dhe mbi këtë terren hartimin e ligjeve dhe amendimin e tyre sipas interesave klanore.
Shoqata Pronësi me Drejtësi që me themelimin e saj në 1991 ka bërë luftë të pakompromis për të respektuar titujt e pronësisë. Sot, protesta jonë ka vajtur në të gjitha kancelaritë e Botës të cilat prej kohësh kanë këshilluar politikanët tanë se kthimi i pronës tek i zoti është parakusht për tu përafruar në Europë, por z. Berisha dhe Nano kanë bërë sipas mendjes dhe sipas interesit të tyre dhe ç' është e vërteta kanë mundur ta zgjasin shumë. Së fundi në seminarin e dt. 5.2.2009 të organizuar me Ministrinë e Ekonomisë, zoti Helmut Lohan përfaqësues i Këshillit të Europës e theksoi përsëri problemin e titujve të pronësisë që do të thotë problem i pazgjidhur i pronës private, për një qeveri që kërkon të jetë anëtare në NATO dhe BE. Në këtë seminar pala shqiptare e kishte përfaqësimin të ulur në nivel zv/ ministri dhe për më keq për ato që deklaroi na u duk i papërgjegjshëm, i instruktuar apo i indoktrinuar për të mbrojtur rrugën mëkatare aktuale të tranzicionit të zgjatur. Debati për pronën ka kohë që është hapur dhe le të mbetet i hapur. Ish- shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar Shqiptar, z. Fatos Klosi ka deklaruar publikisht se agjentura e UDB ka qenë faktor për tranzicionin e zgjatur në vendin tonë, por nuk e kuptuam pse nuk e ceku pronën. Për ne shqiptarët me kohë ka qenë e qartë se sllavokomunizmi, agjentët e përpunuar dhe këto influenca agjenturore duhen eliminuar duke analizuar qëndrimin ndaj pronës së trashëguar. Prej vitit 1991, ne kemi politikanë të vetëquajtur të djathtë apo të majtë që praktikisht bëjnë politikë frenuese për të ardhmen e demokracisë dhe të ekonomisë së vendit. Sot platforma antipronar e qeverisë shprehet kudo përfshi edhe me mos thirrjen e përfaqësuesve të shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve në seminarin e organizuar nga Ministria e Ekonomisë për problemin e pronës. Mungesën e shtetit ligjor, demagogjinë dhe arbitraritetin e këtyre 18 vjetëve ndaj pronarëve e demaskon fakti se i njëjti detyrim kushtetues për respektimin e të drejtës së pronës, Qeveria e trajton me dy standarde. Prona është zgjidhur pa asnjë vështirësi në rrethet e zonave veriore dhe verilindore duke respektuar plotësisht titujt e pronësisë, kadastrat dhe kufijtë e para grabitjes komuniste ndërsa në një pjesë të vendit. politikanët kanë organizuar anarkinë e pronës dhe pretendojnë se anarkia do të zgjidhet me kompensim. Në këtë linjë të anarkisë së pronës u deklarua dhe zv. Ministri i ekonomisë që përfaqësonte qeverinë në seminarin e organizuar datë 5 Shkurt 2009 për pronën. Me siguri që z. Eno Bozdo nuk ka lexuar gazetat me shkrimet tona të shumta dhe as platformën për zgjidhjen e problemit të pronës që ne pronarët ju kemi parashtruar me 12 kërkesa të publikuara dt 13. 01.2009 në gazetat "Tema", "Sot", "Koha Jonë", "Republika", më vonë në "Telegraf", "Metropol", "Neës of Albania" etj., në të kundërt zoti Eno le të vlerësojë vetë veten e tij. Kthimi i pronës së trashëguar është detyrim kushtetues për politikanët, ndërsa për ne pronarët është një e drejtë e pamohueshme dhe e patjetërsueshme me përjashtim të interesit publik. Në Shqipëri prej 18 vjetësh prona private po trajtohet si si dëshirë apo vullnet i politikanëve që kanë gëzim të deklarojnë se qenka haraç i të kaluarës !! Do dëshiroja të pyesja publikisht jo qytetarin Eno Bozdo, por zv/ministrin Eno Bozdo. Nëse zbatohet kjo platforme përse u dashkan 3 apo më shumë vjet. A nuk mendoni se kërkoni turbullirë për ujqërit dhe peshkaqenët që grabisin pronat tona. A është kjo interes i juaji personal . Ju u shprehët se kjo është kostoja që i paguajmë të kaluarës Jo kështu zoti zv. Ministër, shprehu nëse nuk jeni dakord apo ndihesh i cenuar ne personalitetin tënd se kështu nuk shkon.. Këtë kosto e paguan populli dhe Shqipëria, por jo ju politikanët që nuk dimë nga keni ardhur dhe për ke punoni. A nuk mendoni se ashtu po kryeni rrolin e kolonës së pestë por dije se do të jeni i pasuksesshëm dhe shpejt do të të mohojnë edhe të tutë. A mendoni se zoti Lohan u bind me ato që ju thatë në seminar ? A mendoni se do vazhdoni gjatë ti mashtroni institucionet ndërkombëtare ? Pa pasur tituj pronësisë sipas nenit 41 të kushtetutës, vetëm paratë e mafies mund të investohen. Si mund të ritet fluksi i investimeve turistike dhe ju prisni të kalojnë shifrat 600 milion euro, kur akoma nuk keni kthyer pronën tek i zoti. Nëse qeveria paska kryer një veprim të papërgjegjshëm, duke hedhur hapin e gabuar dhe paska nënshkruat për X sipërfaqe, park energjetik dhe ka krijuar detyrim me partnerë ndërkombëtarë, përse Qeveria mban peng pjesën tjetër që është mbi 99 % e sipërfaqes që nuk ka kontratë me partnerë ndërkombëtarë. A nuk ju duket kjo një pozicion turpërues dhe dëmprurës të paktën për emrin dhe të ardhmen tuaj. Ju lutem shkunduni nëse jeni të ndershëm.
*Kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve "Pronësi me Drejtësi"
Last Updated on Sunday, 08 February 2009 11:58