E Diel, 1 Nëntor 2026

Platini: Shpresoj që Botërorin 2010 ta fitojë një europiane

Deklarata Presidenti i UEFA-s, kundër trajnerëve protagonistë si Murinjo

Mishel Platini shpreson se Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut do ta fitojë një skuadër europiane. Të preferuarat e presidentit të UEFA-s janë Spanja dhe Anglia. “çfarë parashikoj për botërorin? Dimër të ftohtë. Por shpresoj që në fund do të triumfojë në europiane…”, tha ai. “Së bashku me Brazilin, Spanja dhe Anglia janë ekipet e mia të preferuara. Më pas vijnë disa skuadra, si Italia”. Platini foli edhe për fitoren e Francës si organizatore të Euro 2016: “Nuk e cilësoj si fitore për mua, sepse jam francez. Fitorja ime e vërtetë është ‘fair play financiar’: një revolucion pas 100 vitesh, që askush nuk e kishte bërë. Dua t’i ndihmoj klubet dhe jo t’i vras, ata kanë kohë të rregullojnë bilancet”. Në fund, kreu i futbollit kontinental foli për futbollin modern: “Nuk ekzistojnë më numrat 10 siç isha unë apo Zidan. E çuditshme, por tani lojtarë si Mesi apo Ronaldinjo spostohen në krahë. Nuk më pëlqen as që trajnerët fitojnë shumë para dhe bëhen më tepër protagonistë se lojtarët. Njerëzit duhet të flasin për Militon, jo për Murinjon”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›