E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen fajtoret. Evra Ribery perballe Luksemburgut

Trajneri i kombëtares së Francës, Laurent Blanc ka falur Franck Ribery dhe Patrice Evra, duke i grumbulluar dy futbollistët për ndeshjen kundër Luxembourg, të vlefshme për eliminatoret e Euro 2011 në grupin D, ku merr pjesë edhe përfaqësuesja shqiptare.

Mesfushori i Bajernit të Mynihut dhe mbrojtësi i Manchester United u përjashtuan nga skuadra franceze, pas skandalit në Botërorin 2010 ku lojtarët iu kundërvunë trajnerit të atëhershëm për pezullimin e Nikolas Anelka. Ata u cilësuan si fajtorët për dështimin e Francës, e cila nuk arriti të kalonte grupin gjatë finaleve të Kupës së Botës.

"Ne po ndërtojmë një skuadër të re, ndërsa rikthimi i lojtarëve në kombëtare ka të bëjë me projektin tonë. Ashtu sic kam thënë edhe më parë duhet të analizohen shumë gjëra, por unë jam i bindur se ata do tyë jenë shumë të rëndësishëm për të ardhmen”, ka bërë të ditur Laurent Blanc, i cili do t’i bësojë sulmin futbollistit të Realit të Madridit, Karim Benzema. Kombëtarja e Francës kryeson grupin D eliminator të Euro 2012 me 9 pikë, ndërsa ndeshjen e ardhshme do të luajë kundër një rivali modest si Luxembuorg që ka marrë vetëm 1 pikë në ndeshjet e luajtura deri tani.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›