E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeku: EULEX dëmton Kosovën

Nga Express më 22 mars 2011 në ora 20:30

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Agim Çeku ka fajësuar EULEX’in për dëmin që po shkakton përmes arrestimeve të fundit.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së, në një intervistë për Radio Kosovën, ka thënë se EULEX’i duhet të ndalë menjëherë veprimet e tilla dhe të punojë për atë që është thirrur - luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe kontrabandës.

“Në vend se ta ndihmojë Kosovën dhe të merret me procedim të korrupsionit, krimit të organizuar dhe kontrabandës, që të dërgojë mesazh pozitiv se këto gjëra po luftohen në Kosovë, ata shkojnë dhe ia bëjnë edhe një dëm Kosovës. Kjo është për t’u çuditur, a janë këtu për të na ndihmuar, apo për të na fundosur”, ka thënë Çeku.

Çeku ka thënë se deri në fund të vitit do të arrihet operacionalizimi i FSK’së dhe më pas do të përpilohen kornizat dhe do të bëhen përgatitjet për transformimin e saj në atë që ministri Çeku preferon të quhet Forcat e Mbrojtjes, të armatosura njëjtë sikurse ushtritë e vendeve të rajonit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›