E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Nistelroj, pesë gola larg Këpucës së Artë

- Rud Van Nistelroi do të jetë "Këpuca e Artë" nëse holandezi do ta përfundojë kampionatin spanjoll me 26 gola.
Sulmuesit të Realit të Madridit i duhen edhe pesë gola për të arritur objektivin, kur kanë mbetur edhe katër javë deri në përfundim të kampionatit spanjoll.
Për momentin e vetmja pengesë e rëndësishme për ish-sulmuesin e Mancester Junaitid është braziliani Alfonso Alves, sulmuesi i skuadrës holandeze Heerenveen, që është njëhërësh edh eliderei i klasifikimit të kandidatëve për fitimin e "Këpucës së Artë'. Alves ka shënuar 34 gola, shifër impresionuese për ligat europoiane, por llogaritjet e koeficentëve të golave ne kampionatin holandez është 1.5, kundrejt koeficentit 2 që shmëzohet një gol në Spanjë, Itali, Angli dhe Gjermani. Me këtë sistem përllogaritje, mundësia që Van Nistelroj të fitojë trofeun është mëse e mundshme.
Toti, sulmuesi dhe kapiteni i Romës, është një gol avantazh në raport me madrileni (20), por në kampionatin italian kanë mbetur edhe dy javë, përkundrejt katër të kampionatit spanjoll.
Alves ka grumbulluar 51 pikë dhe Van Nistelroj 42 pike, falë 21 golave të tij. Për këtë, nëse Rudi do të shënojë 26 gola, ai do të shkojë në 52 pikë, që do t'i japin atij mundësinë të fitojë "Këpucën e Artë". Van Nistelroj ka shënaur gjashtë gola në katër ndeshjet e fundit (nga një me Espanjolin dhe Valencian, nga dy me Seviljan dhe Atletikon).
Problemi që ekziston për Van Nistelrojion është fakti se ka marrë karton të verdhë dhe mund të humbasë një nga ndeshjet nëse merr dhe një tjetër.
Nëse Van Nistelroj do të fitojë përfundimisht "Këpucën e Artë' do të jetë madrileni i dytë që do ta marrë atë. I vetmi që e ka fituar më parë është Hugo Sancez.
Sulmuesi meksikan është shpallur golashënuesi më i mirë i kampionateve europiane në sesonin 1998-1990. Hugo shënmoi 38 gola në 35 ndeshje. Në atë sezon, Hristo Stojckov shënoi po 38 gola për CSKA e Sofjes në kampionatin bullgar, por cmimin e mori madrileni, pasi kampionati spanjoll ka koeficent më të lartë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›