Berisha: Ne kemi bërë lëshimet tona, tashmë i përket opozitës të lëshojë
Pas takimit me kreun e PS-së, Edi Rama, kryeministri Berisha nuk ka lënë të kuptohet se ka ndërmend që të tërhiqet nga ideja e një presidenti të mazhorancës dhe konkretisht nga kandidatura e Zaganjorit. Berisha tha se mazhoranca ka bërë lëshimet e veta, duke propozuar një kandidat, që sipas tij është jashtë interesave partiake. Tashmë, sipas Berishës, i ngelet opozitës që të lëshojë.
Në këtë takim, shpreh qëndrimin dhe vendosmërinë e mazhorancës për një përpjekje, për një zgjidhje konsensuale të këtij problemi ashtu sic përcakton Kushtetuta e cila në frymë e përcakton këtë zgjidhje si zgjidhjen kushtetuese të 3 raundeve të para. U bë një shkëmbim do të thosha, i hapur i mendimeve dhe pikëpamjeve për procesin. Ju tashmë e dini që mazhoranca ka bërë hapat e veta, ka bërë tërheqjet e veta, ka bërë paraqitjen, nga një fushë jashtë interesave të ngushta partiake, duke u dhënë përparësi përpjekjes serioze për një zgjidhje konsensuale me opozitën ne besojmë, mendojmë që edhe opozita do bëjë hapat e saj. Unë nuk them se ne erdhëm këtu me një rezultat konkret. Jo, por u shprehën qëndrimet pozicionet, u dhanë modalitetet për dhënien e përpjekjeve për konsensualitet dhe ky ishte e tëra ajo c’ka u diskutuar në këtë takim.