E Diel, 1 Nëntor 2026

Plazhi, asnje lokal hapur pas mesnate Sonila Isaku

Nisja e sezonit turistik ka bere qe zhurmat te zhvendosen nga kryeqyteti ne bregdet. Per kete arsye Ministria e Mjedisit ka marre nje sere masash per te minimizuar zhurmat te cilet vijne nga muzika e larte qe perdorin lokalet deri ne oret e para te mengjesit. Me keto masa duket se sezoni i plazhit duket se nuk do te jete edhe aq terheqes per pushuesit. Ky fenomen rrezikon te ndodhe nese zbatohet urdhri i Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, per kufizim te orareve te lokaleve te nates.
Masat
Me nisjen e sezonit turistik, ku pjesa me e madhe e njerezve perqendrohen ne zonat bregdetare, drejtuesit e mjedisit i kerkojne kryebashkiakeve te ndalojne zhurmat pas ores 23:00 te nates, kryesisht ato ne lokalet e nates. “Ne kemi nxjerre nje urdher ku kerkohet mbyllja e lokaleve pas ores 23. 00 te mbremjes per shkak te zhurmes akustike qe ato krijojne. Por, ajo qe eshte me e rendesishme eshte bashkepunimi qe duhet te kemi me bashkite e qyteteve turistike, ku rezulton se zhvillohet kjo ndotje” ka pohuar Aleksander Garuli, Keshilltar per Mjedisin ne Ministrine e Mjedisit. Ligji per ndotjen akustike ka me shume se dy vjet qe eshte miratuar. Jo me larg se vera e kaluar disa bashki te qyteteve bregdetare nisen ta aplikonin, por rezultoi mision i pamundur per policine bashkiake ndaj biznesmeneve te lokaleve. Te dhenat tregojne se Shqiperia eshte nje nga vendet me ndotjen me te larte akustike ne Evrope. Edhe pse ligjet hartohen sipas standardeve evropiane strukturat per t'i zbatuar ato jane thuajse primitive.
Urdhri
Duke filluar nga ora 23 e mbremjes e deri ne 7 te mengjesit, nuk do te lejohet asnje lokal nate, te qendroje i hapur. Kjo per shkak te zhurmave qe shkakton muzika. Ky fakt eshte mjaft problematik po te kemi parasysh se pushuesit duan te argetohen deri ne fund, sipas menyres se tyre. Duke qene me pushime dhe duke mos e pasur te pranishem “presionin” per t'u ngritur heret dhe per te shkuar ne pune, ata nuk ngurrojne qe ta kalojne pothuaj gjithe naten zgjuar. Megjithate, ata do te privohen nga ky shijim i pushimeve. “Ne plazhet masive Durres, Vlore dhe Sarande eshte shume problem ndotja akustike sidomos pas oreve te vona te nates. Kete vit kemi kerkuar qe nga ora 23:00 te mos lejohen me zhurma te larta neper lokale me muzike”, tha Garuli.
Gjobat
Moszbatimi i vendimit pritet te shoqerohet me ndeshkim financiar. Keshtu, gjobat do te nisin nga 30 mije leke e deri ne 500 mije leke te reja per prishjen e qetesise, me ane te ndotjes akustike. Ne fakt, ky fenomen eshte shume problematik ne qytete te medha, ne kohe te ndryshme. Por, kur nje gje e tille ndodh ne sezonin turistik ku te gjithe duan te argetohen, pothuajse masat behen te pakuptimta. Sipas Garulit, vjet ka pasur gjoba e pezullime, ku gjoba me e larte ishte deri ne 500 mije leke. Pak dite me pare, autoritetet e Ministrise se Mjedisit deklaruan se te gjitha plazhet ne vend jane te pastra nga ndotjet. Madje, edhe plazhi me i perfolur per ndotje, ai i Durresit nga monitorimet e vazhdueshme nga keto autoritete ndotjen bakteriologjike e ka 7 here me te ulet, se norma e lejuar nga OBSH. Sikurse eshte bere e ditur, gjate vitit te kaluar ka pasur shume raste qe jane penalizuar, jane gjobitur jo vetem per plazhet private, qe kane te bejne me ndotjet e mbetjeve urbane.
Pasojat e ndotjes akustike:
Prishje te gjumit
Agresivitet
Interference te fjaleve
Efekte psikofiziologjike
Efekte mbi shendetin mendor
Efekte ne sjelljen e njerezve me njeri- tjetrin

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›