Plazhi i Durrësit, qytetarët paguajnë 5 për qind të ujit
Një aksion në shkallë të gjerë ka nisur dje nga Ujësjellësi i Durrësit pas shqetësimeve dhe lutjeve që ai u ka bërë prej vitesh banorëve të zonës së plazhit. Megjithëse zona e plazhit është transformuar në një qytet më vete, ku janë të regjistruar rreth 35 mijë banorë, dhe konsumohen sasi të konsiderueshme uji të pijshëm, niveli i pagesës së banorëve të kësaj zone ndaj Ujësjellësit është në shifra qesharake, vetëm 5 për qind. Administrata e Ndërmarrjes së Ujësjellësit, deri tani është ndier e paaftë për të vjelë paratë e zonës së plazhit.
Plazhi ka ujë, ai nuk paguhet
Qysh kur ka nisur sezoni turistik sasia e ujit të pijshëm që konsumon zona e plazhit e cila fillon te Ura e Dajlanit e përfundon në Plepa, pothuajse është katërfishuar. Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit, Agron Islami, tha për “Standard” se ”çdo ditë në plazh dërgohet një sasi prej 10 mijë metra kub ujë dhe paguhet vetëm 5 për qind e saj, kjo është faturë mjaft e rëndë financiare për ndërmarrjen tonë”. Po qe se do të llogaritet ky borxh që nga 15 qershori, fatura e papaguar është 40 milionë lekë. Për të vjelë këto para, në përfundim të sezonit turistik drejtoria e kësaj ndërmarrjeje do t’i drejtohet për ndihmë organit të prokurorisë së rrethit pasi në listën e debitorëve gjenden edhe pronarë të mëdhenj hotelesh dhe pallatesh të cilët nuk kanë shlyer detyrime që kapin shifra të larta. Këto detyrime do të trajtohen si tituj ekzekutivë sqaron drejtori i Ujësjellësit.
Ankesat e pronarëve të subjekteve private
Por me gjithë ndryshimet që vihen re këtë vit në furnizimin me ujë të zonës së plazhit, përsëri ka blloqe të tëra të cilat kanë disa ditë që nuk janë furnizuar me ujë. I tillë është një bllok në sektorin ”Hekurudha” nga të dy anët e rrugës duke përfshirë edhe hotel “Adriatikun”. Menaxherët e tij janë ankuar në Ujësjellës se kanë një javë pa u furnizuar me ujë dhe për të përballuar nevojat e kanë blerë atë me autobote. Lidhur me këtë problem, drejtori Islami sqaroi për “Standard” se ”ky është një problem që kërkon një zgjidhje teknike për shkak se ndërtuesit e rrugës së plazhit nuk kanë asnjë projekt në të cilin të pasqyrohet infrastruktura e tubacioneve të ujit”. Për të gjetur defektin, brenda kësaj jave do të shtrijmë një linjë mbitokësore me anë të së cilës ne do të arrijmë të gjejmë se deri ku mbërrin uji dhe më pas do të gërmojmë për të riparuar avarinë”, - deklaroi Islami. Probleme me furnizimin me ujë paraqet edhe pjesa fundore e plazhit në sektorin “Iliria”.