Plazhi i Durrësit së shpejti me kulla vrojtimi
15/06/2009 Nga Ura e Dajlanit deri te Plepat
DURRES- Bashkia e Durrësit shumë shpejt do të vendosë në gjatësinë e rërës së bregdetit të frekuentuar nga pushues pika vrojtimi. Deri në fund të këtij muaji bashkia mendon t’i japë fund këtij problemi në kuadër të rritjes së sigurisë në sezonin e plazhit. Nga Ura e Dajlanit deri tek Plepat, gjatësia e vijës bregdetare që administrohet nga bashkia do të vendosen shtatë kulla, të cilat do të jenë në afërsi të rërës dhe 5 m të larta. Në to do të qëndrojnë persona të caktuar për të mbajtur nën kontroll hapësirën e parashikuar, ndërsa krahas apartamenteve të vëzhgimit të bregut të detit do të kenë edhe mjete shpëtimi për të afruar ndihmën e parë për çdo të rrezikuar nga mbytja. Për sezonin e kësaj vere njësia vendore ka vendosur të afrojë 10 milionë lekë për ngritjen e kullave të larta me skelet hekuri. Në çdonjërën prej tyre do të qëndrojnë nga mëngjesi deri në mbrëmje ekipi me turne. Këta vullnetarë do të kenë në paketën e tyre të ndërhyrjes emergjente edhe pajisje zëri për të komunikuar me policinë dhe me pushues. Ata do të punojnë në grupe dhe do të ndërrohen me turne. Bashkia e Durrësit më në fund ka vendosur të zbatojë një projekt të tillë, i cili është kërkuar herë pas here dhe nga pushuesit e Durrësit. Vendet e huaja e zbatojnë këtë projekt prej dekadash, ndërsa në Shqipëri vetëm sivjet do të kemi vëzhgues të bregdetit. Gjithsesi kjo nevojë erdhi si pasojë e shumë vdekjeve në det gjatë viteve të shkuara. Nëse do të kishte pasur roje të këtillë shumë prej të mbyturve do të ishin shpëtuar, pasi ndodheshin në një distancë jo shumë të largët me brezin e rërës.