Bllokohen nyjet hekurudhore në zona urbane
15/06/2009 Vendimi në fillimin e sezonit. Të regjistruara rreth 32 kalesa të paligjshme
Nën vëmendje mbikalimet nga Plepat deri në Golem, shumë të aksidentuar
DURRES- Të gjitha kalesat mbi shinat e trenit që shtrihen në zonat e banuara pranë bregdetit do të bllokohen. Vendimi ka ardhur në ditët e para të fillimit të sezonit të verës dhe synon të shmangë çdo incident hekurudhor. Drejtues të Drejtorisë së Infrastrukturës Hekurudhore janë deklaruar se e gjithë vëmendja është përqendruar në gjatësinë bregdetare nga Plepat e Durrësit deri në dalje të Kavajës, zonë tejet e populluar në stinën e verës. Janë plot 32 kalesa e nënkalesa që përshkojnë shinat e trenit nga Plepat deri në Golem, ndërkohë që në disa nga mbikalimet hekurudhore nuk ka pika kujdesi e kontrolli të trafikut mbi shina. Gjatë këtij magjistrali hekurudhor trenat e udhëtarëve dhe të mallrave që qarkullojnë nga Tirana e Durrësi drejt jugut të vendit u duhet të ulin në maksimum shpejtësinë për të shmangur incidentet hekurudhore. Ndërtimi i rrugës së re Plepa-Rrogozhinë ka mundësuar këputjen e disa lidhjeve të jashtëligjshme, por nga ana tjetër banorë të fshatrave buzë hekurudhës kanë zgjedhur të kalojnë mbi shina në pikat që ata e kanë parë vet të arsyeshme dhe jashtë çdo lloj kontrolli. Pas një inspektimi në terren që kanë bërë specialistët e hekurudhës rezulton se gjendja e nyjeve të tilla të jashtëligjshme është e njëjtë si dhe më parë. “Për të shmangur çdo incident kryesisht në zonën e akomodimit të pushuesve do të vendosim patrullime të shumta e të shpeshta si dhe do të mbyllim kalesat që rrezikojnë jetën e qytetarëve”,-ka thënë drejtori i Inspektoratit Hekurudhor Ahmet Allamani. Tek Plepat, Shkëmbi i Kavajës, Mali i Robit, Golem, Kryevidh e në disa pika të tjera kalesat janë bërë problematike. Është pikërisht kjo zonë, e cila ka edhe numrin më të madh të pushuesve, të cilët banojnë në anë të majtë të rrugës Plepa-Kavajë, por që bëjnë plazh në anën e detit, në të djathtë të rrugës. Një vit më parë në kohën e sezonit të verës janë regjistruar 11 incidente të përplasjes së mjeteve me trenin apo edhe të bllokimit të automjeteve mbi shinat e trenit. Ndonëse bilanci i viktimave është i vogël, Inspektorati i Hekurudhës ka regjistruar këtë linjë si ndër më shqetësueset. Xh. Gradica
VENDIMI
Vendimi ka ardhur në ditët e para të fillimit të sezonit të verës dhe synon të shmangë çdo incident hekurudhor. Drejtues të Drejtorisë së Infrastrukturës Hekurudhore janë deklaruar se e gjithë vëmendja është përqendruar në gjatësinë bregdetare nga Plepat e Durrësit deri në dalje të Kavajës, zonë tejet e populluar në stinën e verës. Janë plot 32 kalesa e nënkalesa që përshkojnë shinat e trenit dhe që janë mjaft të rrezikshme.
VIKTIMAT
“Nga pakujdesia e drejtuesve të mjeteve dhe të vet pushuesve kemi pasur 7 qytetarë të aksidentuar”,-është shprehur Allamani. Përshtatja e infrastrukturës hekurudhore me standardet evropiane do i kushtojë shtetit shqiptar 50 milionë euro. “Me përfundimin e studimit të fizibilitetit nga ekspertë e specialistë të orientuar nga BE-ja, hekurudha shqiptare do të përfitojë investime dhe në drejtim të rritjes së sigurisë.