Tregu i Goricës, i disfavorshëm për tregtarët dhe qytetarët
15/06/2009 Ankesa për kushtet e higjienës
BERAT- Tregu në Urës e Goricës që bëhet çdo të shtunë në qytetin e Beratit ka mbetur një shqetësim për qytetarët dhe tregtarët që shesin në këtë treg. Mossistemimi i tij krijon problem për tregtarët që detyrohen t’i shesin mallrat kryesisht ushqimor në mes të pluhurit. Të ardhur nga fshatrat përreth, tregtarët shprehen me indinjatë se duhet të merren masa për sistemimin e tij në një zonë ku mos të qarkullojnë automjete. Për arsye të cilësisë dhe çmimeve të arsyeshme shumë konsumatorë preferojnë të blejnë në këtë treg, por janë të frikësuar për shkak të ndotjes dhe prishjes së tyre nga pluhuri dhe temperaturat gjatë kësaj periudhe. Edhe pse lagja “Goricë” ku është vendosur ky treg prej vitesh, thonë se mallrat vijnë të freskët dhe ndaj si mundësi për të blerë këto mallra ngrihen herët që t’i marrin pa iu rënë dielli dhe pa marrë pluhurin e rrugës që krijohet nga automjetet që kalojnë mes për mes tregut. Ndërsa pjesa më e madhe e qytetarëve për shkak të shitjes së tyre në rrugë shmangin blerjet e produkteve si djathë, fruta dhe perime në këtë treg. Tregtarët ankohen për rënien e shitjeve.