Pensionet në mjedise të reja pas 1 korrikut
15/06/2009 Kushte për shpërndarjen
SARANDË - Prej fillimit të muajit maj kanë nisur punimet për rikonstruksionin e zyrës që shërben për shpërndarjen e pensioneve për pensionistët e Sarandës. Ish-zyra ekzistuese e pensioneve, e lënë në mëshirë të fatit prej 35 vjetësh, tashmë po kthehet në një zyrë komode dhe me kushte të përshtatshme për dhënien e pensioneve. Sipas drejtoreshës së filialit të postës në Sarandë, Tefta Bani, bëhet e ditur se jo vetëm në Sarandë, por 12 zyra postare që janë në varësi të Filialit që ajo drejton i janë nënshtruar rikonstruksionit. Drejtorja Bani sqaron gjithashtu se, për punimet e nisura nëpër këto zyra midis Postës Shqiptare dhe firmës “Avduli” sh.p.k është lidhur një kontratë sipërmarrjeje me numër reference 33 / 3 që mban vitin 2008, që ka për objekt rikonstruksionin e gjithë zyrave postare në varësi të filialit të postës Sarandë me një vlerë të preventivit me TVSH 13.7 milionë lekë. Për këtë kanë nisur të rikonstruktohen 12 zyra postare, si në Delvinë, Finiq, Sarandë, konkretisht zyra e pensioneve, Memoraq, Borsh, Borsh, Cerkovicë, Piqeras, Vergo, Gjashtë, Livadhja, Xarrë dhe Stjar.