E Diel, 1 Nëntor 2026

“Plazhi i Gjeneralit”, gjyqi më 2 qershor

 

TIRANE – Gjykata e Tiranës cakton seancën e parë të procesit gjyqësor në ngarkim të së akuzuarve për tjetërsimin e mijërave kilometër katrorë në Plazhin e Gjeneralit. Burime zyrtare të kësaj gjykate saktësuan 2 qershorin si datën kur të pandehurit e kësaj dosjeje, mes të cilëve edhe ish kreu i AKKP-së Tunxh Vatnikaj do të paraqiten në seancën e kryesuar nga gjyqtari Arben Micko. Mbi 7 të pandehurit e kësaj çështjeje rëndojnë akuzat e “falsifikimit të dokumenteve”, “shpërdorimit të detyrës” dhe “mashtrimit me pasoja të rënda, mbetur në tentativë”, vepra të kryera në bashkëpunim. Veç Vatnikajt, të pandehur në proces janë Alban Xhillari, Ali Aliaj, Alma Shehu, Petrit Kullolli dhe Gergji Hyso.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›