E Diel, 1 Nëntor 2026

Plazhi i Semanit, pushuesit ankesa ndaj pushtetit vendor

 

FIER - Pushuesit i rikthehen plazhit të Semanit, duke e bërë atë të popullohet ashtu sikurse përpara viteve '90. Ka qenë ndërhyrja e fundit në fakt që iu bë këtij plazhi, duke larguar bunkerët e përdorur si qendra zjarri, e cila ndikoi në shtimin e numrit. Ata ishin shndërruar në frikë më vete për pushuesit, të cilët edhe të joshur nga vlerat kuruese që u ofronte ky plazh, detyroheshin ta braktisnin atë. Numri i pushuesve ditorë arrin në rreth 35 mijë, duke e bërë këtë plazh të kthehet në identitet përsa i përket frekuentimit. Por megjithëse po i ofrohen këtij vendi relaksues, pushuesit vazhdojnë ankesat ndaj pushtetit vendor, i cili sipas tyre nuk u ka ofruar një sërë shërbimesh. "Është e vërtetë që ditët e pushimit kemi preferuar t'i bëjmë këtu, pasi edhe na bën mirë për shëndetin. Por deri tani nuk na është mundësuar asnjë shërbim. Janë hequr bunkerët dhe kjo na ka lehtësuar, por ende nuk ndihemi të sigurt. Këtu në Seman, çdo ditë ka nga një rast rrezik mbytjeje", shprehet Fatmir Tafa, një pushues i këtij plazhi. Ndërkohë të tjerë pushues i bashkohen kësaj kërkese. Ata kërkojnë praninë e rojeve bregdetare, të cilat gjithmonë kanë qenë një problem në këto plazhe. Që nga fillimi i verës janë shënuar 70 raste rreziku mbytjeje, ndërsa disa kanë humbur jetën. "Në plazh nuk gjejmë ujë të pijshëm e nuk ka tualete. Ne i paguajmë komunës taksën prej 50 lekësh sa hyjmë në zonën e plazhit, prandaj duam edhe shërbim. Nuk mund të quhet shërbim vetëm pastrimi i territorit të plazhit, ne kemi edhe kërkesa të tjera", thotë Lutfi Dora, një tjetër pushues që vjen nga Tepelena. m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›