E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plehrat, arma e Edvinit për të baltosur një qytet dhe një atdhe që i përbuz

Kryesocialisti në detyrë, për dy ditë rresht, ka dhënë porosi speciale për çdo protestues që të “armatoseshin” me mbeturina nga shtëpitë e tyre dhe t’i hedhnin rrugëve të kryeqytetit, të cilin s’pranon më ta qeverisë dhe që e urren me gjithë shpirt. Pasioni i tij për pjesët e poshtme të trupit ka sjellë përpunimin e strategjisë së plehrave, por braktisja e djeshme pritet të shoqërohet me kundërprotestat e punonjësve, që s’po paguhen nga administrata e bashkisë Reagimi/Këshilltarët demokratë kërkojnë edhe largimin “de jure” të kryetarit me korrespondencë të bashkisë së Tiranës Çmenduria personale e një lideri politik të degraduar moralisht dhe psikologjikisht nuk ka të sosur. Të investosh veten dhe imazhin publik për ndotjen e qytetit tënd, të vendit tënd dhe hapësirave të gjera për të cilat paguajnë kryeqytetasit shuma të konsiderueshme taksash e tarifash specifike, është jo vetëm e paprecedentë, por të ngjall ndjenjën e frikës për stabilitetin mendor të këtij njeriu, pra kryebashkiakut Edvin Rama. Me dështimin e skemës së pisët për të grumbulluar plehrat në lumin e Lanës, Edvin Rama kishte urdhëruar dje çdo drejtues vendor, punonjës të administratës së bashkive, që, të pajiseshin me plehra nga qytetet e tyre për t’i grumbulluar në bulevard, përballë Kryeministrisë. Me këtë akt të budallallepsur dhe psikopatik, Edvini tentoi të shpërfillë detyrimin moral ndaj qytetarëve, përgjegjësinë ndaj ligjeve shtetërore, duke bërë karshillëk se nuk mund ta ndalë kush në rrugëtimin e ndyrë të tij.   Kjo çmenduri klanore e Edi Ramës, vjen si rrjedhojë e prirjes së tij prej pisanjosi dhe të një paranojaku të ndotur nga thagma shkatërruese e njëherazi diskreditimin e kryeqytetit përpara syve të qytetarëve taksapagues apo pse jo edhe në sy të përfaqësuesve ndërkombëtarë. Ky ndotës i përbotshëm i kryeqytetit dhe i të gjithë Shqipërisë është kthyer në një makth për çdo takasapagaues që paguan për mbajtjen pastër të ambientit dhe jo për angazhimin personal të Edvinit, në ndotjen e tij. I investuar për shkatërrimin e vendit në çdo cep të tij, i krisuri Edvin Rama, e tregoi këtë dje, gjatë një palo proteste të drejtuesve vendorë socialistë, të cilët sipas porosive të “shefit”, kishin mbushur thasët me mbeturina për t’u përdorur gjatë tubimit. Edvin Rama dihet botërisht se ka një pasion për pjesët e poshtme e të pasme të trupit, prandaj edhe asosacioni me mbeturinat është adrenalina më e mirë, për të mbajtur të fshehur dështimin e plotë të Ramës në politikë. Është një tregues që s’garanton perspektivë për trashëgiminë e brezit të dytë të nomenklaturës komuniste, megjithatë Edvini po përpiqet ta bllokojë transparencën e shumëpritur, duke afruar kampin e mbeturinave të Sharrës në Tiranë, edhe pse gjithsesi, justifikimi s’ofron asgjë të mirë për klanin ylberist. Në një kohë kur vetëm një natë më parë Policia e Tiranës kishte bllokuar dy kamionë të bashkisë, që ishin të ngarkuar me mbeturina të Sharrës dhe me destinacion shkarkimin e tyre në qendër të Tiranës e më pas për tu përdorur në palo protestë, dje u arrit kulmi i skizofrenisë së Edvinit, i cili kujtoi se do të thyente strukturat ligjore të shtetit, por që tani do t’i duhet të përballet me përgjegjësi të veçanta ndaj qytetarëve dhe në Këshillin Bashkiak e pret një mocion shkarkimi.      Protesta e vendorëve socialiste, reagon Policia Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, sqaroi dje se “incidenti” me policinë i sajuar nga protestuesit e udhëhequr nga eksponentë të Partisë Socialiste, ishte rrjedhojë sjelljes së dyshimtë të protestuesve, të cilët mbanin me vete sende të ndaluara.  Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Shteti sqaron se “përpara dhe gjatë zhvillimit të tubimit, ka pasur përpjekje që në vendin e tubimit të futen qese jo transparente dhe sende të tjera të ndaluara”. “Me qëllim, sigurimin e zhvillimin normal të këtij tubimi Policia, ka penguar që në vendin e tubimit të futen qese jo transparente, ne të cilat mund të kishte sende që mund të shkaktojnë dëm për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Këto veprime të policisë mbështeten në paragrafin e dytë të nenin 18 të ligjit për  “Për Tubimet”, në të cilin përcaktohet: “Organizatori, drejtuesit, personat ndihmës dhe pjesëmarrësit në një tubim, ndalohen të mbajnë mjete ose instrumente të cilat gjatë përdorimit të tyre, mundt të shkaktojnë dëm, për jetën e shëndetin e të tjerëve. Përjashtohen nga ky detyrim flamujt dhe pankartat”, thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë së Shtetit, duke shtuar se një pjesë e këtyre qeseve jo transparente, të cilat u bllokuan nga policia po u nënshtrohen kontrolleve të specializuara, për të përcaktuar nëse përmbajnë sende të rrezikshme për jetën dhe shëndetit e të tjerëve. Këshilltarët e PD-së kërkojë shkarkimin e Edi Ramës Kreu i Këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës Ferdinand Poni, reagoi dje, duke e cilësuar veprimin e Edi Ramës në hedhjen e plehrave te Ura e Lanës, si të çmendur dhe skizofren. “Një akt i paprecedent, një akt papërgjegjshmërie e çmendurie ka ndodhur dje natën! Qytetarët e Tiranës, qyteti i Tiranës ka parë, ka prekur dje rrezikun që i kanoset nga Edi Rama, nga ky i çmendur e psikopat i ç’ekuilibruar. Ai, në një gjendje mendore e emocionale të çekuilibruar e renduar, nën spazma psikopatie e skizofrenie të theksuara, tentoi të ndotë me dashje qytetin, të shkatërrojë qytetin, të infektojë e shkatërrojë qytetin duke zbrazur plehrat tek ura e Lanës”, u shpreh Poni. Zëvendësministri i Brendshëm theksoi se “ky njeri shoqërisht i rrezikshëm, ky psikopat i rrezikshëm, që u merr qytetarëve të Tiranës tre herë më shumë taksa apo tarifa pastrimi nga sa duhet edhe për një shërbim normal pastrimi, tani në krizat e tij të skizofrenisë po i jep shenja të thyerësit të rrezikshëm të ligjit, të dëmtuesit me dashje të interesit publik, të dëmtuesit e shkatërruesit me dashje të shëndetit publik të qytetarëve”. Kreu i Këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, deklaroi se për të ndalur çmendurinë e Ramës në kryeqytet, do të kërkojë urgjent shkarkimin de jure të kryebashkiakut Edi Rama. “Ai, psikopatia e tij, veprimet e tij në kundërshtim flagrant me ligjin, përbëjnë rrezikun eminent të paligjshmërisë dhe rrezikshmërisë. Ky akt është i patolerueshëm dhe si i tillë duhet të trajtohet nga të gjithë qytetarët e institucionet e tyre Grupi i Këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës do të kërkojë urgjent shkarkimin edhe ‘de jure’ të Edi Ramës nga funksioni i Kryetarit të Bashkisë. Funksioni i kryetarit të një bashkie, aq më tepër të kryeqytetit është totalisht i papajtueshëm me sjelljet dhe veprimet prej psikopati e skizofreni që demonstron rrezikshëm Edi Rama, në shpërthimet e tij antiligjore, shoqërisht të rrezikshme, mendërisht dhe moralisht të pakontrolluara dhe që si të tilla duhen trajtuar me rigorozitetin maksimal”, nënvizoi më tej, Zëvendësministri i Brendshëm dhe njëherazi kreu i grupit të Këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak Tiranë, Ferdinand Poni.


Reagon edhe prefekti i Tiranës Keltis Kruja “Hedhja e plehrave nga Edvin Rama rrugëve të Tiranës ishte akti më i shëmtuar, me i turpshëm dhe më i pa precedent i një kryetari bashkie. Ky është kryetari i parë i një bashkie në histori që përdor plehrat për të ndotur qytetin dhe qytetarët e vet, ndërkohë që në detyrimin e tij ligjor ka pastrimin e qytetit. Edvin Rama me këtë akt të pashoq marrëzie tregoi se nuk është gjë tjetër veçse një i dal mendsh, që nuk ka lidhje më me këtë qytet. Unë si Prefekt i Qarkut Tiranë e dënoj ashpër këtë krim të rëndë mjedisor dhe me kompetencat që më jep ligji do të ngre padi kundër këtij të sëmuri mendor që urren qytetarët dhe qytetin e Tiranës”, us hpreh dje edhe prefekti i Tiranës, Keltis Kruja.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›