E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plehrat e Gaz Lekes

Galeria Kombetare e Arteve ka ndare dje vetem dy cmime per Onufri 2010 te parin per pikturen vaj ne telajo per Parajsen e humbur te Gazmend Lekes dhe te dytin per fotografine e printuar Clear the dirt te Gent Korinit rikthimi i piktures dhe ndjeshmerise sociale te artistit sipas konceptit te kuratores Suzana Varvarica nje ekspozite e varfer ne pjesemarrje dhe konkurrim pa provokime te fuqishme artistike artiste qe ripohojne realitetin fituesit kane marre medaljen pa u njohur me motivin e cmimit cfare kane qene keto prurje si levizje ne jeten e brendshme artistike ne Shqiperi

Me te hyre ne galeri perballe ekspozites ku rreshtohen punet e reja Onufri 2010 sa nje faqe muri varet nje pikture vaj mbi telajo e Gazmend Lekes. Sfondi gri i erret me objekt ekskavatorin gjigand qe merr para nje grumbull plehrash. Kaq konkret nuk ka qene ndonjehere piktori Leka. Cdo tentative per ta pare kete tablo te permasave te medha si misticizem si ceshtje e te erretes apo shenjes te harrohet Kjo quhej Parajse e humbur.

Grija dhe e zeza ne ngjyre te te ndytes duken si drita e piktorit cfare eshte reale ne mendimi e tij si artist. Kjo tablo dje eshte vleresuar ne kushte te mungeses se plote te nje ceremonie tradicionale pra punes se Lekes i eshte dhene cmimi i pare i Onufri 2010. Na duhet ta kuptojme motivimin e ketij cmimi si revolte te piktorit per plehrat qe pushtojne perditshmerine shqiptare ne kryeqytet vendi ku ben dhe jeten piktori. Ndersa cmimi i dyte ka shkuar per Gent Korinin si duket duke ndare te njejten ndjeshmeri me Leken ne punen ne gjuhen angleze Clean the dirt dhe Golden Bread fotografi te printuara ne leter.

Njoftimi zyrtar per mediat nga Galeria e Arteve ka qene shkurt emrat e jurise dhe dy emrat fitues. Nese cdo vit juria therriste median dhe bente nje permbledhje se cfare solli ekspozita dhe ne kete kontekst justifikoheshin dhe cmimet e vendeve te para. Ne njoftimin e djeshem pervec reduktimit te cmimit te trete nuk shenohej asgje per prurjen te cilave ju ishin dhene cmimet.

Vendimi i jurise per keto dy cmime te Lekes dhe Korinit sipas njoftimit per shtyp ishin diskutuar ne dy dite 25 dhe 26 te ketij muaji derisa ne mbremje rreth ores 17.00 u dhane fituesit nga anetaret Arben Bajo pedagog ne Akademine e Arteve ne Tirane kryetar Alban Nimani pedagog ne Akademine e Arteve Prishtine dhe anetar Ferid Hudhri studiues dhe historian arti.

Kjo juri dha cmimet dje shoqeruar per mediat vetem me tekstin pasi moren ne shqyrtim gjithe krijimtarine e Onufri 2010 me prurje nga 27 artiste nga Shqiperia dhe Kosova bazuar ne konceptin e kuratores Suzana Varvarica Kuka Une jam Arti-st.

Sic duket prej ndjeshmerise se artistit domethene fituesve ne kete rast sipas realizmit te konceptit te kuratores Varvarica kuptojme refleksionet me te natyrshme qe I behet realitetit. Jo ikjes ndaj tij. Kete pohon dhe Leka ne pune e tij duke e konsideruar realitetin natyral Parajse e humbur si shkak i fateve qe ndertojne njerezit jo vetem ne vetveten por dhe mbi planetin. Piktori i cileson ndotje ekologjike urbane shpirterore Nje epoke konsumi marramendes qe po gllaberon gjithcka dhe vete njeriun.

Eumlshte interpretuar se krejt linja edhe e artisteve te tjere ne Onufrin 2010 ndiqet nga pedagogu i tyre i vetmi ne kete nivel karriere. Reflektimi ndaj realitetit pa ndonje fuqi artistike apo ironi duket se e le ne vendnumero potencialin arstistik edhe te ketij viti. Eksperimenti me trendi ne keto vite eshte fotografia e pikturuar qe nuk dihet pse po behet kaq mode mes artisteve gjithsesi ka nje shmangie kritike per kete gjykim.

Duke i shtuar kesaj atmosfere dhe varferine konkurruese cfare po shteret nga Onufri. Provokimi artistik eshte shume i varfer ndonese ndjeshmeria e te qenit artist sipas konceptit te kuratores eshte lidhur me reflektimin e pasojave sociale.

Kjo ndodh dhe me fotografite e printuara te Korinit ku thjesht ripohon realitetin sipas te cilit shihet transformimi i shoqerise nga ethet e pasurimit. Duket se kjo vlen per te gjithe pjesemarresit pavaresisht se keto dy vite ndjehet tentativa per te pasur nje jete te brendshme artistike ne artet pamore per te kuptuar levizjen e saj permes pjesemarrjes 100 shqiptare te Onufrit nderkombetar si ekspozite. Por cfare kane prodhuar keto dy edicione ende nuk po japin harten se cfare levizjesh po ndjekin piktoret shqiptare aq me teper ne nje treg bashkekohor e ne ballafaqimin nderkombetare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›