E Diel, 1 Nëntor 2026

Pllakë nderi për familjet shqiptare që ndihmuan hebrenjtë në Muzeun Kombëtar

Prej kohësh sallës së luftës antifashiste në Muzeun Kombëtar i mungonte një pjesë e rëndësishme e historisë pozitive të popullit shqiptar, ajo e mbrojtjes së jetëve të të gjithë hebrenjve të pranishëm në Shqipëri. Për këtë arsye pikërisht në këtë sallë është vendosur një pllakë "Nderi" me emrat e disa prej familjeve shqiptare që kanë kontribuar në mbrojtjen e tyre. Një stendë muzeale që për drejtorin e Muzeut Kombëtar është një nga periudhat më të rëndësishme.
Në vendosjen e Pllakës së Nderit ka qënë i pranishëm edhe ambasadori Izraelit në Tiranë David Kohen që në fjalën e tij theksoi se akti i mbrojtjes nga shqiptarët duhet bërë publik në të gjithë botën.
Pllaka e nderit e u propozua nga Xhek Goldfarb i cili për shumë vite ka tentuar dhe këmbëngulur që mirnjohja prej hebrenjve ndaj popullit shqiptar të pasqyrohej dhe në Muzeun Kombëtar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›