E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallja e Tiranës kryeqytet, shoqata Kulturore Tirana organizon koncert

90 vjet më parë në 8 shkurt të vitit 1920 Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë. Për të kujtuar këtë datë Shoqata Kulturore Tirana në Bashkpunim me Nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Kongresi i Lushnjes" kanë organizuar një koncert me këngë e valle në ambjentet e saj. Duke përshëndetur fëmijët dhe të ftuarit kryetari i shoqatës Arben Tafai ka bërë një histori të shkurtër të Tiranës ku ka renditur edhe karakteristikat kryesore që shtynë ata burra të mençur ta zgjidhnin kryeqytet atë.
Tirana u zgjodh kryeqytet në "Kongresin e Lushnjes" ku Shqipëria pothuajse e shpalli edhe njëherë pavarsinë e saj në vitin 1920. Kishte vetëm disa muaj që "Konferenca e Paqes" në Paris na kishte kthyer pavarsinë dhe shqiptarëve iu duhej që në këto kushte të bashkoheshin dhe të krijonin një shtet që ndonse e kishte shpallur pavarsinë e kishte humbur atë duke e kthyer këtë cështje në një betejë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›