Ato që ëndërrojnë një mashkull

04/02/2005 Është tipike e psikologjisë femërore të braktisen në krahët e fantazive dashurore, të ndjekin një ëndërr dashurie apo të dashurohen pas një ëndrre. Me fjalë të tjera, për faj të edukimit sentimental me të cilin femrat janë më të pajisura se djemtë, natyrës femërore apo kushedi çfarë gjëje tjetër, gratë, më tepër se meshkujt, mund të jetojnë një ëndërr dashurie të gjatë sa një jetë e tërë, pa e konkretizuar asnjëherë.
Ndoshta bëhet fjalë për një arratisje nga realiteti i jetës së përditshme, ose thjesht për një mënyrë të jetuari të jetës, por shumë shpesh ka edhe nga ato vajza që, edhe pse kanë një të dashur apo një marrëdhënie të qëndrueshme, jetojnë një ndjenjë shkatërruese të përjetshme për një tjetër: dashuria e parë e parealizuar dhe idealizuar kurrë, kolegu i punës i lidhur me dikë tjetër dhe, rrjedhimisht, jo i disponueshëm... Thuajse përherë këto fantazi nuk kanë një fund të përcaktuar, mashkulli i idealizuar dhe i ëndërruar do të mbetet përherë aty, në piedestalin ku ka zënë vend, pa ndryshuar në kohë, pikërisht, sepse nuk do të mbetet gjë tjetër, veçse një fantazi e qashtër dhe e thjeshtë, me gjasat e një njeriu prej mishi.
Rreziku për këto lloj femrash është pikërisht realizimi i fantazisë, domethënë që personi i idealizuar dhe i ëndërruar të bëjë para dhe të fillojë një histori me të. Thuajse gjithmonë në këto raste, zhgënjimi do të jetë i pamatë: do të jenë dy realitete të ndryshme që do të përplasen: ai i ndërtuar gjatë kohës në mendjen e ëndërrimtares dhe realiteti i asaj që është në të vërtetë njeriu i ëndërruar. Për këtë lloj femre është shumë më mirë që ëndrra mos të realizohet kurrë dhe të ruhet thjesht si një ëndërr e bukur.