E Diel, 1 Nëntor 2026

Olters, Qeveria ka bërë gjithë detyrat e shtëpisë

04/02/2005  Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit, FMN gati një program të ri

Qeveria dhe FMN-ja nënshkruan një tjetër memorandum mirëkuptimi, që i hap rrugën zbatimit të një tjetër programi bashkëpunimi mes tyre. Olters është shprehur i kënaqur me planin e masave, madje deri në atë pikë sa ta konsiderojë si të realizuar buxhetin ideal, ku shpenzimet do të barazohen me të ardhurat, duke çuar në defiçitin zero. Kjo do të thotë se paratë që harxhohen për shpenzime janë në ekuilibër të plotë me paratë që mblidhen nga të ardhurat, duke bërë që shteti të mendojë që këtej e tutje, jo për të larë borxhet e veta, por për të investuar në sektorët prioritarë. “Gjatë pjesës së mbetur të programit të mbështetur nga FMN-ja, qeveria do të jetë në gjendje të financojë shpenzimet korente me të ardhura korente, ç’ka do të thotë se qeveria do të marrë borxh vetëm për të investuar”, është shprehur Olters në fjalën e tij. Për FMN-në është inkurajues fakti që qeveria ka rënë dakord të shpejtojë masat për forcimin e integritetit të institucioneve dhe modernizimin e administratës, duke zgjeruar përdorimin e programit kompjuterik ASYCUDA në dogana. Lufta kundër ekonomisë cash dhe kalimi i pagave të administratës në sistemin bankar, ishte një tjetër hap i përshëndetur nga FMN–ja. Një tjetër çështje që kërkoi vëmendjen e qeverisë, ishte dhe përmirësimi i klimës së biznesit. Forma më efikase për rimbursimin e TVSH-së, u kërkuan që të angazhoheshin në Paketën Fiskale 2005 dhe duket se qeveria reflektoi në kohë kërkesën e FMN–së. Pikërisht këto çështje, Olters i kujtoi si anët pozitive të punës së FMN-së, për të cilat duket se vlen të flitet dhe për një program të dytë. Por, FMN-ja kërkon garanci dhe plotësim të shumë premtimeve, për të cilat qeveria jo vetëm ka folur, por dhe ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit. “Nëse do të shoqëroheshin me reforma strukturore, siç theksohet në këtë memorandum, efektet e investimeve më të mëdha të sektorit privat do të jenë në gjendje të balancojnë efektet e mundshme negative nga ç’ekuilibret në ekonominë botërore apo nga rritja e pasigurisë paraelektorale”, ka kujtuar Olters. Kështu, pas një periudhe 3-4-javore, bordi i FMN-së do të vlerësojë ecurinë ekonomike të Shqipërisë, në kuadër të programit të reduktimit të varfërisë, dhe do të përgatitet për të negocuar për një tjetër program. Memorandumi i këtij programi u nënshkrua dje nga qeveria dhe FMN–ja. Objektivat kryesore të këtij programi të ri, për të cilin qeveria do të vazhdojë të bashkëpunojë me FMN–në, do të jenë ruajtja e ekuilibrit makroekonomik me një rritje dinamike dhe inflacion të ulët, forcimi dhe modernizimi i administrimit të thesarit dhe të dy drejtorive që grumbullojnë të ardhura, si dhe zbatimi e masave që synojnë përmirësimin e klimës së përgjithshme të biznesit në Shqipëri.

Objektivat e programit të ri

Ruajtja e ekuilibrit makroekonomik me një rritje dinamike dhe inflacion të ulët

Forcimi dhe modernizimi i administrimit të thesarit dhe të dy drejtorive që grumbullojnë të ardhura

Zbatimi e masave që synojnë përmirësimin e klimës së përgjithshme të biznesit në Shqipëri

Buxheti 2005

Të ardhura 169 854 milionë lekë

Shpenzime 212 011 milionë lekë

Defiçiti 42 157 milionë lekë

Buxheti 2004

Të ardhura 164 364 milionë lekë

Shpenzime 206 676 milionë lekë

Defiçiti 42 308 milionë lekë

Albert Gajo: Eshtë ulur defiçiti, por dhe investimet

Përfaqësuesi i përhershëm i FMN–së në Tiranë, Jan Peter Olters, ka përmendur në fjalën e tij gjatë nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit, faktin se qeveria me programin e masave synon të çojë në zero defiçitin buxhetor, duke barazuar shpenzimet me të ardhurat. “Eshtë e vërtetë që është ulur ndjeshëm defiçiti buxhetor, por paralelisht me të janë ulur dhe investimet dhe, kjo ka ndihmuar në një farë mënyre në uljen e defiçitit, pasi qeveria nuk ka harxhuar shumë për investime”, ka kujtuar Albert Gajo, drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike. Sipas Gajos, për FMN-në është pozitiv fakti i uljes së defiçitit, por me një analizë më të thellë për ekonominë shqiptare arrihet në përfundimin se, vendi nuk ka përfituar ndonjë gjë të madhe nga defiçiti i ulët, apo nga një defiçit i mundshëm zero. Më pak investime do të thotë më pak mundësi për zhvillim dhe në rast se kjo është rruga që ka zgjedhur qeveria për të ulur defiçitin, atëherë kemi mbetur sërish në vend. “Defiçiti buxhetor në 2004-ën është i barazuar me shumën e investimeve në masën 4.5 për qind, çka do të thotë se qeveria ka mundur të kontrollojë defiçitin, duke reduktuar investimet”, thotë Albert Gajo, drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike.

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit, FMN gati një program të ri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›