E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plotësohet Prishtina BC

Në ditën e fundit të afatit kalimtar për basketbollistë, klubi i ri kryeqytetas, Prishtina BC ka bërë kërkesë në Federatën e Basketbollit të Kosovës për t’i regjistruar njëzet lojtarë. Njëmbëdhjetë prej tyre së fundmi kanë luajtur për klubin tashmë të shuar, KB Prishtina. Kurse, Trepça në radhët e veta ka angazhuar një amerikan dhe një maqedonas. Nga Express më 21 shtator 2011 në ora 11:47

Të martën është mbyllur afati kalimtar për basketbollistë në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Ashtu siç kishte paralajmëruar gazeta Express, të gjithë basketbollistët e KB Prishtinës - e cila u shua për shkak të borxheve të mëdha - i janë bashkuar si lojtarë të lirë klubit të ri kryeqytetas, Prishtinës BC. Burime të besueshme të Expressit kanë bë të ditur se Prishtina BC në sezonin e parë në Superligë, do të udhëhiqet nga trajneri Arben Krasniqi, i cili me KB Prishtinën ishte i papërballueshëm për skuadrat e tjera kosovare.

Përpos njëmbëdhjetë ish-lojtarëve të KB Prishtinës, Prishtina BC i ka angazhuar edhe nëntë lojtarë të tjerë, të cilët deri më tani ishin pjesë e skuadrës së Kolegjit EuroSport. Kjo e fundit në sezonin e ri do të paraqitet me emrin e ri, Kolegji Universi. Ky ekip i ka siguruar shërbimet e nëntë lojtarëve, duke përfshirë Edis Kurajën.

Mirë janë përforcuar edhe Trepça e Bashkimi. Mitrovicasit i kanë siguruar shërbimet e basketbollistit amerikan, Jaleel Nelson dhe ato të lojtarit maqedonas, Daniel Millanovski. Kurse, prizrenasit janë përforcuar me Samir Shaptahoviqin dhe Valentin Spaqin. Ekipi malazez nga Liga e parë, Futura, është përforcuar me tetë lojtarë.

“Të gjitha kërkesat e dorëzuara për kalim nga klubi në klub apo të lojtarëve me status të lirë do t’i shqyrtojë Komisioni për kalim dhe regjistrim i FBK-së, dhe konform Rregullores për kalim dhe regjistrim, secila kërkesë do të marrë përgjigjen e merituar”, thuhet në një njoftim të FBK-së.

Skuadrat e përforcuara

Prishtina BC
Roni Ahmetoviq (i lirë), Fisnik Rugova (i lirë), Granit Rugova (i lirë), Muhamed Hasani (i lirë), Fahri Breca (i lirë), Edmond Azemi (i lirë), Besnik Podvorica (i lirë), Enver Dili (i lirë), Alban Veseli (i lirë), Driton Bajrami (i lirë), Kreshnik Juniku (i lirë), And Spahija (Mabetex), Ard Islami (K. EuroSport), Lorik Kllokoqi (K. EuroSport), Leonard Mekaj (K. EuroSport), Granit Hyseni (K. EuroSport), Zgjim Gergjaliu (K. EuroSport), Erzen Sopi (K. EuroSport), Fisnik Beka (K. EuroSport), Endrit Zhuri (K. EuroSport).

Bashkimi
Samir Shaptahoviq (Peja), Valentin Spaqi (i lirë).

Trepça
Jaleel Nelson (SHBA), Daniel Millanovski (Maqedoni).

Kolegji Universi
Hekuran Bingjija (i lirë), Dren Zatriqi, Edis Kuraja (Peja), Pjeter Doda (Bashkimi)
Besart Shatri (Kosova), Ngadhnjim Dragusha (i lirë), Naim Robeli (i lirë), Hekuran Breznica (i lirë), Dielli Behra (i lirë).

Kosova
Besnik Azemi (Trepça).

Futura
Kujtim Lepaja, Lavdim Lepaja, Bujar Ismajli (Kastrioti), Islam Sylejmani (Kosova),
Agron Ademi (K. EuroSport), Arber Elshani, Kushtrim Zeqiri, Gurgim Shala (Peja).

Fushë Kosova
Muhamet Berisha (Kastrioti)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›