Ylli i folkut serb i shpëton atentatit
Beograd - Ylli i folkut serb Aca Lukas është qëlluar me armë zjarri gjatë natës së kaluar teksa po parkonte automjetin e tij pranë shtëpisë ku banon. Sipas policisë së Beogradit, Lukas është plagosur pas një plumbi që e ka zënë në shpatull dhe menjëherë është dërguar në spital. Bluzat e bardha bëjnë të ditur se ai gjendet jashtë rrezikut për jetën. Lukas ka qenë i arrestuar gjatë aksionit të njohur "Sabja" në vitin 2003 kur vuajti dënim me burg prej katër muajve për shkak të posedimit të paautorizuar të armës.
Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit të ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit të ngjarjes.