Plumb në gojë, invalidi, babai i pesë fëmijëve

31/05/2005 Gjelosh Sheqeri i jep fund jetës për shkak të depresionit, sëmundjes dhe varfërisëSHKODER – Një 53-vjeçar, invalid, i ka dhënë fund jetës së tij pas një gjendjeje të gjatë depresive. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Bujan, të komunës Fierzë, fshat ky i ndodhur në një zonë të thellë në mes të malësive të Shkodrës, Pukës e Tropojës.
Burime zyrtare nga policia kanë konfirmuar për median lajmin se është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, shtetasi 53-vjeçar Gjelosh Sheqeri është vetëvrarë me një plumb të dalë nga një armë automatike. Motivi i vetëvrasjes ka qenë depresioni nervor jo vetëm për shkak të gjendjes së tij gjysmë të paralizuar, por edhe për shkak të kushteve të vështira ekonomike, në të cilat mbijetonte familja e tij me 5 fëmijë.
Vetëvrasja
Mbrëmjen e dy ditëve më parë, në orët e vona të natës, në shtëpinë e Gjelosh Sheqerit është dëgjuar një krismë arme. Komshijtë e shqetësuar për krismën kanë dalë jashtë për të parë se kush kishte gjuajtur me armë, por duke qenë se asnjeri nuk ishte parë përjashtë me armë, fqinjët janë drejtuar nga shtëpia e Gjeloshit, prej nga kishte ardhur krisma e armës. Pas trokitjes në derë, ata nuk kishin marrë asnjë përgjigje, prandaj kishin vendosur që të hynin brenda shtëpisë për të parë se ç’kishte ndodhur. Sapo kanë hyrë në dhomën e ndenjës janë përballur me trupin e shtrirë përtokë dhe fytyrën e mbuluar me gjak të bashkëfshatarit të tyre, Gjeloshit.
Pranë trupit të viktimës gjendej edhe arma e zjarrit, tip automatik “kallashnikov”, me të cilën viktima kishte kryer krimin e vetëvrasjes, si dhe karroca e tij e invalidit, pasi ai ishte gjysmë i paralizuar. Menjëherë bashkëfshatarët, me shpresën se mund të ishte vetëm i plagosur, kanë nxituar për ta ngritur, por përpjekja e tyre ka rezultuar e kotë, pasi Gjeloshi kishte vdekur në vend.
Më pas bashkëfshatarët e viktimës kanë lajmëruar familjarët e tij, që në momentin e vetëvrasjes nuk ndodheshin në shtëpi, si dhe kanë vënë në dijeni edhe policinë në lidhje me gjetjen të vdekur të shtetasit në fjalë.
Motivi
Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se në bazë të provave të gjetura në vendngjarje, si dhe dëshmive të të afërmve dhe bashkëfshatarëve të viktimës, u arrit në përfundimin se shtetasi Gjelosh Sheqeri, baba i 5 fëmijëve, kishte vrarë veten, duke u vetëqëlluar me një plumb të një arme automatike.
Mënyra e vetekzekutimit të invalidit duket se ka qenë e menduar mirë, pasi ai ka kryer aktin ekstrem në një moment që nuk kishte asnjë të afërm në shtëpi, që të mund ta ndalonte.
Sipas rindërtimit që grupi i hetimit i ka bërë ngjarjes mësohet se shtetasi Sheqeri kishte futur grykën e automatikut në gojë dhe e kishte shkrehur, duke bërë që plumbi, që ishte marrë në gojë të kalontë në pjesën e pasme të kokës, veprim ky që kishte shkaktuar vdekjen e menjëhershme të këtij shtetasi.
Gjithashtu në bazë të hetimeve ka rezultuar se ky shtetas kishte kohë që vuante nga depresione nervore, të cilat mund të jenë shkaku kryesor që e kanë shpënë atë në aktin e vetëvrasjes. Por nuk përjashtohet edhe mundësia e vetëvrasjes për shkak të gjendjes së keqe ekonomike, që kishte përfshirë familjen e tij, sidomos në këto kohët e fundit, si dhe për shkak të invaliditetit të tij që kishte kohë që nuk po e përballonte dot, invaliditet që e pengonte të bëhej krah i familjes dhe që e kishte shpënë në depresion. Dje është zhvilluar dhe ceremonia e përcjelljes për në varrezat e fundit të të invalidit 53-vjeçar të vetëvrarë.
Raste të përsëritura
Depresioni, shkak i vetëvrasjeve në Qarkun e Shkodrës
Depresioni duket motivi i madh i rasteve të vetëvrasjeve të ndodhura që nga fillimi i këtij vitit në Qarkun e Shkodrës. Nuk janë të pakta rastet kur në njoftimet zyrtare të dala nga Drejtoria e Policisë së Qarkut shkruhet se “vetëvrasja ka ndodhur në kushtet e depresionit, ose si pasojë e një depresioni të çastit”.
Në gjendje i ka dhënë fund jetës pak kohë më parë një vajzë e re 22-vjeçare në fshatin Barbullush, Yllka Dashi (Jahja), ndërkohë që para kësaj një tjetër grua, kunata e të arratisurit nga qelitë e paraburgimit Bujar Daka, është vetëflijuar, duke i dhënë fund jetës në një gjendje të rënduar depresive.
Por, vetëvrasje ka patur dhe mes radhëve të uniformave blu në Qarkun e Shkodrës. Pak më shumë se dy muaj më marë shefi i financës së Drejtorisë është vetëvrarë me armën e punës po në gjendje të rëndë depresive. Ai kishte lënë një letër të gjatë sqaruese ku shpjegonte se nuk mund të jetonte më për shumë arsye, të cilat të para me syrin e një psikologu rezultuan të gjitha si motive të një personi të deprimuar dhe më neuroza të mëdha. Shkaqet e këtyre gjendjeve depresive në jo pak raste kanë të bëjnë me shkaqe ekonomike, nivele të ulëta jetese, por dhe me humbje të afërmish apo me ndarje nga të fejuarit apo bashkëshortët. Mjaft fëmijë po rriten jetim në këtë qark për shkak të humbjes nga vetëvrasja të njërit prind.