E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tatimet bllokojnë 28 leje qarkullimi

31/05/2005  FIER - Prej 3 ditësh, Policia Tatimore e Fierit, në bashkëpunim me Policinë Tatimore të Vlorës kanë filluar një aksion të përbashkët për evidentimin e automjeteve që transportojnë mall pa faturë tatimore. Sipas përgjegjësit të policisë tatimore Arqile Bregu, gjatë këtyre 3 ditëve janë ushtruar kontrolle automjeteve me mallra dhe asnjëra prej tyre nuk ka pasur faturë tatimore. Sipas Bregut, 28 automjeteve në hyrje të Fierit u është bllokuar leja e qarkullimit për moslicensim në organet tatimore. Bregu pohon gjithashtu se në kuadër të këtij aksioni, po punohet intensivisht 24 orë dhe ky aksion do të vazhdojë deri në një urdhër të dytë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Policisë Tatimore.

Irena Mërtiri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›