E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbetjet e peshkarexhave dhe anijeve hidhen në det

31/05/2005  Rrezik për florën dhe faunën

DURRES - Në vendin tonë nuk ka masa shtrënguese për të detyruar anijet dhe mjetet e tjera lundruese të mos hedhin në det dhe lumenj mbetjet e tyre.

Kjo është bërë e ditur dje në një tryeze mes eskpertëve italianë dhe atyre shqiptarë, gjatë seminarit në të cilin është diskutuar rreth mënyrave dhe rrugëve për administrimin e mbeturinave portuale.

Seminari është pjesë e projektit WAP të përfshirë në programin INTEREG 3 A për pastrimin e porteve sipas standardeve të BE-së. Delegacioni i ekspertëve të rajonit të Marches, Itali, me të cilin Qarku i Durrësit ka në bashkëpunim disa projekte shumë të rëndësishme, ka diskutuar për shërbimin në zonat e mbrojtura portuale, ciklimin e mbeturinave, njohjen e normave ndërkombëtare dhe kushtet që duhet të plotësojnë strukturat përkatëse.

Në këtë tryezë është thënë se hedhja e mbeturinave të anijeve në det është bërë problem shqetësues dhe se vendi ynë ende nuk ka ligje për të ndëshkuar ndotësit e ujit e të mjedisit.

Sipas folësve, mbeturinat portuale, vajrat dhe karburanti i mjeteve lundruese kanë dëmtuar rëndë florën dhe faunën detare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›