Diarre e të vjella te fëmijët
31/05/2005 Shaqen problemet e para për stinën e verës
DURRES - Janë shfaqur në Durrës problemet e para të stinës së verës. Mjekë të pavionit të Pediatrisë, në spitalin e Durrësit, kanë thënë se që prej tri ditësh është shtuar ndjeshëm numri i fëmijëve, që janë paraqitur në urgjencë.
Rritja e temperaturave si dhe konsumimi i ushqimeve të pakontrolluara është menduar se janë shkaktarët kryesor që kanë ndikuar në këtë situatë.
Sipas pediatres Alma Bedini, gjatë një ditë kërkojnë ndihmë në urgjencën e spitalit mesatarisht 50-55 fëmijë dhe pjesa më e madhe e tyre janë të moshës 0-1 vjeç. Mjekja ka pohuar se janë vërejtur rastet kur fëmijët janë ushqyer me ushqime të skaduara, ndërsa ka pasur edhe intoksikacione nga akulloret.
Mjekët kanë thënë se fëmijët kanë pasur rritje të temperaturës, të vjella, diarre dhe dhembje koke dhe kjo ka shtyrë bluzat e bardha të vendosin një pjesë të tyre nën regjimin spitalor. Aktualisht mësohet se ka vend të mjaftueshëm shtretësish për të sistemuar fëmijët problematik, pasi vetëm 40 për qind e shtretërve janë të zënë.
Mjekët janë të shqetësuar për mënyrën e tregtimit të bulmetit, mishit dhe frutave e perimeve në kushte aspak higjienike. Gjithashtu, këta kanë pohuar se vetëm kontrolle të forta nga institucionet përkatëse, veçanërisht në punishtet e prodhimit të akulloreve dhe ëmbëlsirave, do të mund të ndikojnë në uljen e numrit të fëmijëve që rrezikohen nga helmimi në këtë stinë.
Dje bluzat e bardha iu kanë bërë thirrje dhe prindërve që të shtojnë kujdesin në ushqyerjen e fëmijëve që të eliminohen sa më shumë të jetë e mundur rastet e helmimeve.