E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bllokohet me armë hedhja e mbeturinava në Helmas

31/05/2005  KAVAJE - Bllokohet hedhja e mbeturinave në fushën e depozitimit të tyre pranë fshatit Shtodhër që i përket komunës së Helmasit. Prej katër ditës ky proces është i paralizuar si rrjedhojë e një vendimi të marrë nga drejtuesit e kësaj komune, të cilët për ta bllokuar punën e ndërmarrjes së pastrimit të qytetit të Kavajës kanë vendosur roje civile me armë. Të ndodhur para këtij fakti drejtuesit e bashkisë së qytetit kanë marrë kontakte me autoritetet e prefekturës, të qarkut dhe të ministrive përkatësë, të cilët pasi janë njohur me problemin e kanë vlerësuar atë si një veprim të pamatur të drejtuesve të komunës, por edhe pas këtyre përpjekjeve njerëzit e armatosur nuk kanë lejuar depozitimin e plehrave dhe mbeturinave në këtë zonë, e cila njihet si vendgrumbullimi prej 25 vitesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›