Plumba në bllok, shoqërohen disa persona për vrasjen e ekonomistes në kazino
TIRANË-Policia e Tiranës shoqëroi disa shtetas në drejtim të zbardhjes së ngjarjes ku mbeti e vrarë ekonomistja Majlinda Hoxha dhe u plagos shtetasi Elton Fusha, i dyshuar si objektiv i atentatit me arme.
Në një njoftim zyrtar policia sqaron se ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21.30 në rrugën “Vasho Pasha” në ambjentet e brendshme të një lokali llotosh, marrë me qira nga shtetasi Elton Fusha.
“Për pasojë është plagosur shtetasi Elton Fusha 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili menjëhere është dërguar në QSUT dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po plumbi ka kapur për vdekje shtetasen Majlinda Hoxha 28 vjeç.
Në vendngjarje janë sekuestruar me cilësine e provës materiale 5 gëzhoja arme zjarri kalibër 9 mm, 3 predha plumbi”- thuhet ne njoftimin e policisë.
Mësohet se grupi i posacëm hetimor po punon intesivisht këtë çështje në drejtim të zbardhjes tërësisht të rrethanave të ngjarjes dhe indetifikimin e kapjen e autorëve.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesore Tiranë, për vepren penale “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtjes pa leje te armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 78 dhe 278/2 K.Penal. Ngjarje e ndodhur në territorin e Komisariatit të Policise Nr.2, Tiranë.
E përditshmja Panorama shkruan se paraprakisht dyshohet se atentati ndaj 38-vjeçarit ka lidhje me disa probleme pronësie e ndërtimesh në kryeqytet, që kryhen nga dy xhaxhallarët e tij, me të cilët Fusha bashkëpunonte. Burime nga policia kofnirmojnë për të përditshmen se një pistë jo më pak e rëndësishme është edhe përfshirja e të plagosurit në ndonjë veprimtari apo në konflikte.
Në 2009 Elton Fusha u arrestua për plagosje
Personi që mbeti i plagosur mbrëmë në një atentat me armë zjarri, Elton Fusha, rezulton i arrestuar më parë nga Policia për një plagosje të ndodhur më 27 gusht të vitit 2009. Elton Fusha u arrestua dy muaj pas asaj ngjarjeje, si i akuzuar për plagosjen e pronarit të një lokali në afërsi të Liqenit Artificial, Edmond P. Ngjarja për të cilën akuzohej Fusha ka ndodhur në ambientet e lokalit në pronësi të Edmond P. Ai ishte klient i lokalit dhe pas një sherri me pronarin, e ka qëlluar me pistoletë. Plumbi e ka goditur 32-vjeçarin në krah, duke mos i rrezikuar atij jetën. Sipas Policisë, Fusha e ka kryer veprën penale në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë. Sipas deklarimeve të pronarit të lokalit, ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje me personin e akuzuar, 4 ditë para se ai ta qëllonte me armë. I dëmtuari ka deklaruar në Polici se personin që e ka qëlluar e njihte si klient që i shkonte vazhdimisht në lokal. Ai ka treguar se Elton Fusha i kishte kërkuar para ditën kur mes tyre ndodhi edhe grindja.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Atentat në Tiranë, një grua vritet gabimisht, plagoset 'objektivi' i autorit