E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plutarku u ben mesim borxhi grekeve moderne

Isidora nuk cuditet aspak qe borxhi publik grek vitin tjeter do te kape nje maje te re do te rritet nga 3565 miliarde euro te ketij viti ne 3719 miliarde euro ose 1727 te GDP-se. E di mire pa u hyre fare te dhenave financiare te buxhetit. shte si puna ime qe merrja karta krediti per te shlyer kartat e tjera dhe tani kam arritur te kem nje borxh te akumuluar 100.000 euro. Nje perendi e di se si dilet nga ky borxh i thote me ze te ulet fizioterapistja qe nuk mund te mbytet nga aparaturat e kabinetit te fizioterapise pacientit te saj tek i ben masazh muskular.

Fajtor per borxhin eshte modeli i gabuar i qeverisjes se vendit

Ashtu sic nuk mund te fshehin me statistikat e gatuara ose te ashtuquajturat greek statistics borxhin total publik edhe privat qe arrin ne 700 miliarde euro borxhi i bizneseve dhe familjeve perllogaritet ne 261 miliarde euro. Per fat te keq ne vendin ku ka lindur sentenca cdo gje me mase nuk u veprua sipas saj as ne fazen e kreditimit te tepruar as ne fazen e tanishme te racionalizimit dhe kufizimit te shtetit i thote DW gazetari i mirenjohur i se perditshmes se madhe Elefterotipia Paskalis Koroneos. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gazetari Paskalis KoroneosFajtori kryesor sipas tij eshte sigurisht elita politike e cila per te evituar koston politike ka fshehur te verteten nga populli. Modeli i qeverisjes se vendit te pakten 30 vitet e fundit ndiqte praktiken e mbulimit te nevojave me kreditim te tepruar vazhdon Koroneos dhe rrefen pergjigjen karakteristike off the record te nje ministri vite me pare ndaj pyetjes se si do te shlyhen nje dite gjithe keto borxhe. Pergjigja qe jepej atehere ishte se nuk ekziston asnje problem vendi do te kete zhvillim dhe do te kete mundesi te shlyeje borxhet duke marre borxhe te reja shenon gazetari grek. Per fat te keq sipas tij ne praktike u duk se ishte nje zhvillim i bazuar mbi kembe prej balte.

Qorrsokaku i huazimit te tepruar

E njejta gje por ne mikrografi ndodh nderkohe me bizneset por edhe me familjet qe ne nje pjese te tyre te madhe kane ngritur duart para bankave por edhe fajdexhinjve. Shlyerja e kesteve u pezullua mijera shtepi ne dhjetor dalin ne ankand ne qofte se nuk shtyhet me ligj te ri afati qe i ndalon ne sprove vihet vete mbijetesa dhe dinjiteti njerezor. Keto huazime kane bere qe disa nga koleget tane te arrijne ne vetevrasje nje pjese tjeter te margjinalizohet i thote DW fotografi Janis Argjirokastritis ne dyqanin e tij qe keshtu i vogel sic eshte e ben me te besueshem kur thote se kurre nuk eshte joshur nga huate. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Fotografi Janis ArgjirokastritisU perpoqa te jem brenda kuadrit te tregut pa u hapur shume se shikoja qe do te me conin drejt falimentimit sic ndodhi me laboratore te medhenj te deges sone vijon dhe buzeqesh me nentkest kur i kujtojme sentencen e shkrimtarit te antikitetit Plutarkut Ke Mos merr hua se nuk te mungojne. Nuk ke mos merr hua se nuk do te mund te shlyesh borxhin tend. Une personalisht ne jeten time iu shmanga nje gjeje te tille thote dhe kerkon te pushoje kreditimi por edhe te adoptohet nje politike tjeter qe do te nxjerre vendin dhe qytetaret nga qorrsokaku.

Jo cdo kreditim eshte i gabuar dhe i rrezikshem

I ribotuar nga shtepia botuese Nefeli nen titullin Fatkeqesite e huazimit shkrimi i vogel i Plutarkut te vitit 91 pas Krishtit per huazimin e tepruar te bashkekohesve te tij te periudhes se sundimit romak sikur eshte shkruar per greket moderne qe perballen me makthin e falimentimit. Mendoj qe sikur te shkojne akoma me pas politikanet dhe te kujtojne mitet edhe kucedren me shume koke do te shikonin se cdo te thote borxh dhe menaxhim i urte i tij qe te mos gjymtoje njerezit dhe pse jo gjithe vendin i thote DW publicisti Babis Agrollambos i cili korrekton disi Plutarkun dhe nuk shprehet kunder cdo lloj kreditimi. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Publicisti Babis AgrollambosDisa here kapitalet perbejne instrument zhvillimi dhe huate mund te jene kapitalet e zhvillimit ose zgjerimit qe ka nevoje nje biznes. Sigurisht qe shteti nuk eshte as familje as biznes i thjeshte eshte dicka e vecante qe nuk duhet dhe nuk ka te drejte te falimentoje. Sa here ka falimentuar nuk ka vene drynin dhe nuk ka shkuar gjekundi per rrjedhoje jemi te detyruar te gjejme zgjidhje jo vetem ne qe perbejme 2 te eurozones por edhe vende te tjera evropiane.

Plutarku flet shqip Shtrijme kembet sa kemi jorganin.

Plutarku fshikullon vertet kreditoret duke i cilesuar akoma edhe barbare apo shpende grabitqare por kritikon me teper dhe kryesisht huamarresit per papjekuri te skajshmeqe sot mund te jene biznesmene me vila dhe jete luksoze por edhe konsumatore te thjeshte me karta te shumta krediti akoma dhe per festa dhe pushime. Kjo ndjenje faji me duket se e ndjeke si hije shoqerine greke thote Agrollambos i cili nderkohe kerkon te mos harrohet pergjegjesia e kreditoreve duke kujtuar edhe shprehjen e njohur te Gallbreith-it por edhe te ekonomisteve te tjere. Ne qofte se ke hua vetem nje problemi eshte i yti ne qofte se ke hua me mijera atehere problemi eshte edhe i atyre qe te kane dhene hua.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Imigranti Spiro KenutiKriza e borxhit po sprovon edhe imigrante si biznesmeni Kristo Tona nga Korca qe perpiqet te qendroje ne kembe perballe lakmise se bankave. Njeriu mund te rroje edhe me pak por mund te rroje edhe me shume shume shume. Mire eshte qe te mesoje te gjitha menyrat e jeteses se nuk i dihet se ku perfundojme. Por sprovon edhe imigrante si Spiro Kenuti qe perpiqet me mish e me shpirt te mbaje shtepine e te bleje me kredi. Une e kam bere llogarine sikur edhe nga dheu ti nxjerr ato para do ta shlyej ate kredi. Paguaj 400 euro ne muaj thote Spiro qe sigurisht e ka lexuar Plutarkun me menyren e tij. Permes urtesise popullore. Shtrijme kembet sa kemi jorganin thote.

Autor160Niko Anagnosti

Redaktoi160Elert Ajazaj

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›