Vazhdojnë me të vjetrën
Bashkimi Europian ende nuk ka një datë për vazhdimin e bisedimeve Kosovë –Serbi.
Pavarësisht se Robert Cooper tashmë po bën përpjekje që të çojë palët në Bruksel, kur është fjala për takimin e radhës zyrtarët në BE iu referohen deklaratave të Përfaqësueses së Lartë Catherine Ashton, e cila ka thënë se pret që dialogu të fillojë shpejt.
“Nuk ka një datë të konfirmuar ende, por siç e tha Përfaqësuesja e Lartë Ashton pas takimit të Këshillit për Politikë të Jashtme, ne shpresojmë se takimi i radhës do të mbahet shumë shpejt”, ka thënë një zyrtar i BE’së për gazetën.
Raundi i ardhshëm i bisedimeve, i cili edhe pritet të zhbllokojë këtë proces pas ndërprerjes në muajin shtator, ka shtuar konfuzionin rreth agjendës, sidomos pasi kohëve të fundit delegacionet kanë aktualizuar çështjen e menaxhimit të integruar të kufijve.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...