Kongresi, skeptik për planin e ndihmës
Gjatë një seance në Komisionin e Senatit për Sistemin Bankar, një komision ky me ndikim, udhëheqësi republikan dhe ai demokrat, shprehën skepticizëm. Kreu i Komisionit, demokrati Kris Dod, e cilësoi planin të papranueshëm. Kreu i grupit të republikanëve Riçard Shelbi tha se nuk do ta vinte vulën në të. Plani, i hartuar nga autoritetet pas krizës financiare, është më i madhi i llojit të vet në historinë e SHBA.
Rezerva
Ai parashikon krijimin e një fondi në vlerë 700 miliardë dollarë për të ndihmuar institucionet financiare në vështirësi. Kreu i Rezervës Federale, Ben Bernanke, dhe sekretari për Thesarin, Henri Polson, i ka bërë thirrje Kongresit që ai të miratohet sa më shpejt.
Të dy partitë po i kërkojnë qeverisë që të sigurojë se plani nuk do të ndihmonte institucionet financiare të “Wall Street” (Uoll Strit), në kurriz të taksapaguesve amerikanë.
Ndërsa Kongresi vazhdon të shprehë rezerva të mëdha për planin dy kandidatët presidencialë kanë lënë të kuptohet se e mbështesin atë me rezerva. Ata kërkuan garanci për planin, por nuk e hodhën poshtë.
BBC