E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po lahej në lumë, mbytet 18- vjeçari

 

LEZHE- Ka shkuar për tu freskuar në ujërat e lumit Mat, por nga ataku i pësuar në zemër në momentin e futjes në ujë i ka shkaktuar një të riu vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ndodhi në ujërat e lumit Mat paraditen e djeshme, kur 18- vjeçari Meltior Markaj, nga fshati Tale i Lezhës, ka humbur jetën tragjikisht në momentin që ai është futur në ujin e lumit. Trupi i pajetë i 18- vjeçarit është gjetur në grykëderdhjen e lumit Mat, ndërsa mendohet të jetë mbytur disa dhjetëra metra më sipër, por që ujërat e kanë marrë me vete pas mbytjes. Kanë qenë disa banorë të rastësishëm që kanë vënë re trupin e pajetë të 18- vjeçarit ata që kanë lajmëruar dhe policinë, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pasi është bërë ekspertiza, është konstatuar mbytja nga ataku i përftuar i zemrës pas kontaktit të menjëhershëm me ujin. Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në morgun e Lezhës për t’u marrë më pas nga familja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›