E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po lind një humanizëm i ri

29-10-2011 / Nga Julia Kristeva*

Çfarë është humanizmi? Një pyetje e madhe për t’u trajtuar me seriozitet të madh? Është në traditën europiane, greko-judeo-kristiane, që e ka prodhuar këtë ngjarje që vazhdon të premtojë, të zhgënjejë e të përmbyset. Kur Jezui e përshkruan, (Gjoni 8,24) me të njëjtët terma të Elohimit që i drejtohet Moses (Eksodi 3,14), duke thënë: “Unë jam”, ai e përcakton njeriun, duke parashikuar kështu humanizmin – si një “tipar të pashkatërrueshëm” (sipas fjalëve të Benediktit XVI).
Tipar i pashkatërrueshëm që jo vetëm e lidh me hyjninë nëpërmjet gjenealogjisë të Abrahamit (siç bënte populli i Izraelit), por që rinovon. Që nga “Unë jam” i Jezuit shtrihet nga e kaluara dhe nga e tashmja tek e ardhmja dhe tek Universi; Djegia e flaktë dhe Kryqi bëhen universalë.
Kur Rilindja me Erazmusin, më pas Iluminizmi me Diderot, Volterin, Rousseaun, por edhe me Markezin e Sades dhe deri tek ai hebre ateist siç ishte Sigmund Frojdi, shpallin lirinë e njerëzve për t’u rebeluar kundër dogmës e shtypjes, lirinë për të emancipuar shpirtin e trupin, duke vënë në diskutim çdo siguri, urdhër apo vlerë – a i hapin këto portën një nihilizmi apokaliptik? Duke u bashkuar me obskurantizmin laicizmi ka harruar të vërë në pikëpyetje nevojën për të besuar se mbështet dëshirën për të mësuar si dhe kufijtë që i vendos dëshirës për të vdekur – për të jetuar së bashku. Megjithatë, nuk është humanizmi, janë përçarjet sektare të shekullarizimit që janë futur në “banalitetin e së keqes” dhe që sot favorizojnë automatizmin human. “Mos kini frikë”! Këto fjalë të Gjon Palit II nuk u drejtoheshin vetëm besimtarëve, që inkurajonin rezistencën ndaj totalitarizmit. Lutja e këtij Pape – apostull i të Drejtave të Njeriut – na nxit që mos ta kemi frikë kulturën europiane, por përkundrazi, të guxojmë humanizmin: duke ndërtuar mirëkuptim midis të krishterëve dhe humanizmit qe doli nga Rilindja dhe Iluminizmi, ka për qëllim të ndriçojë rrugët e lirisë së rrezikshme.
Kjo është arsyeja që në vendin e Asizit, mendimet e mija i drejtohen Shën Françeskos: që “nuk do të kuptohet, por të kuptojë”, “nuk do të duhet, por të dojë”, që provokon spiritualitetin e grave me veprën e Shën Chiarës, që e vendos fëmijën në zemër të kulturës europiane duke krijuar festën e Krishtlindjeve dhe pak para se të vdesë, si një humanist i vërtetë i kohës së tij, ia dërgon letrën e tij “të gjithë fëmijëve të botës”. Unë mendoj gjithashtu se Giotto që shpalos tekstet e shenjta në një grup imazhesh të jetës së përditshme të njerëzve të kohës së tij dhe sfidon botën moderne të shkundet nga rituali toksik i spektaklit të sotëm.
Është Dante Alighieri që më sfidon në këtë moment, kur feston Shën Françeskon në Parajsën e tij të Komedisë Hyjnore. Dante ka themeluar një teologji të krishterë të humanizmit duke treguar që ai ekziston vetëm sepse ne kapërcejmë gjuhën nëpërmjet shpikjes së gjuhëve të reja: siç ka bërë ai, duke shkruar me një “Stil të ri” gjuhën aktuale italiane dhe duke shpikur fjalë të reja. “Të kalosh humanin tek humani”, kjo thotë Dante, do të jetë rruga drejt së vërtetës. Ka të bëjë me mbylljen e rrethit dhe të imazhit brenda një rozete. Ka të bëjë me lidhjen e hyjnores me Krishtin, me lidhjen e fizikut dhe shpirtit tek njeriu.
Nga ky humanizëm i krishterë , që kuptohet si një tejkalim i “humanes”, i ngjashëm me dëshirat dhe kuptimin nëpërmjet gjuhës – me kusht që të jetë një gjuhë dashurie – humanizmi shekullar është trashëgimtar, shpesh pa vetëdije. Ndahet duke gdhendur logjikën e tij dhe do të doja të theksoja 10 parime, të cilët nuk janë 10 urdhërimet, por 10 ftesa për të menduar ura midis nesh. 1. Humanizmi i shekullit XXI nuk është një teomorfizëm. Mashkulli nuk ekziston. Nuk ekzistojnë as vlerat, nuk ka vend për zbarkimin hyjnor pranë akteve më të lartë të atyre burrave që nga Rilindja e më tej janë quajtur “gjeni”. Pas Shoah dhe Gulag, ka për detyrë t’i kujtojë njerëzve se nëse ne konsiderohemi si legjislatorët e vetëm, është vetëm falë vënies në diskutim të situatës sonë personale, historike e shoqërore që mund të vendosim për shoqërinë e historinë. 2. Proces i vazhdueshëm kompensimi, humanizmi zhvillohet nëpërmjet risive që janë thyer. Njohja intime e trashëgimisë greke-judeo-krishtere, ta shqyrtosh në mënyrë rigoroze. Nuk ka mjet tjetër për të luftuar injorancën dhe censurën, duke lehtësuar kështu kujtimet kulturore gjatë historisë. 3. Bir i kulturës europiane, humanizmi është takim i dallimeve kulturore të favorizuara nga globalizimi dhe nga kompjuterizimi. Humanizmi respekton, përkthen dhe rivlerëson variantet e nevojave të besimit dhe të dëshirave duke ditur se janë trashëgimi universale e të gjitha qytetërimeve. 4. Humanistë, “ne nuk jemi engjëj, por kemi një trup”. Kështu u shprehte në shekullin XVI Shën Tereza d’Avila, duke inauguruar periudhën baroke, që nis shekullin e iluminizmit. Megjithatë, dëshira e lirë është një dëshirë vdekjeje. Duhej pritur psiko-analiza për të mbledhur në rregullat e vetme dhe të fundit së gjuhës këtë liri dëshirash që humanizmi e nuk censuron, por propozon të vihet në dukje për ta shoqëruar e për ta lartësuar. 5. Humanizmi është feminist. Çlirimi i dëshirave duhej domosdoshmërisht të çonte në emancipimin e grave. Pas filozofëve të Iluminizmit, që hapën rrugën, gratë e Revolucionit francez pretendon këtë emancipim, me Théroigne de Méricourt, me Olympe de Gouges, e kështu me radhë me Flora Tristan, me Louise Michel e me Simone de Beauvoir, të shoqëruara nga luftërat e anglezëve dhe dua të kujtoj këtu gratë kineze të Revolucionit borgjez të 4 majit të vitit 1919. Lufta për një barazi ekonomike, juridike e politike, kërkon një reflektim të ri mbi zgjedhjet e përgjegjësinë e mëmësisë. Shekullarizimi është i vetmi qytetërim që nuk debate mbi mëmësinë. Lidhja pasiononte midis nënës e fëmijës, ky agim i dashurisë – në të cilin vazhdimësia biologjike merr kuptim, altruizmi e fjala janë konfidencë e besim. Ndryshe nga besimi si funksion atëror, besimi i nënës i kompleton të dyja, duke marrë plotësisht pjesë në etikën humane. 6.    Humanistë, nëpërmjet përvojës së përbashkët ne mund të luftojmë banalitetin e ri të së keqes, që është automatizimi i specieve njerëzore që ne po shohim. Që nga momenti që ne jemi specie që flasim e shkruajmë, ashtu sikurse vizatojmë, pikturojmë, i biem veglave muzikore, luajmë, bëjmë llogari, imagjinojmë, mendojmë: pikërisht për këto arsye nuk jemi të dënuar të bëhemi “elementë të gjuhës”, në super lidhjen e shpejtuar. Kapaciteti i pafund i përfaqësimit është vendbanimi ynë, dimensioni ynë i thellë, liria jonë. 7. Babele e gjuhës gjeneron edhe kaos dhe rrëmujë, të cilat humanizmi nuk do mund t’i rregullojë kurrë me thjesht dëgjimin – sado i kujdesshëm të jetë - e gjuhëve të tjera. Ka ardhur koha të merren përsëri kodet morale të një kohe: pa i dobësuar me pretekstin e problematikave dhe duke i rinovuar me fytyrën e singolariteteve të reja. Larg të qenit arkaizma të thjeshtë, ndalimet e kufizimet janë depozita që nuk mund të injorohen, nëse nuk duam të shtypim kujtesën që përbën paktin e njerëzve midis tyre dhe me planetin dhe me planetët. Historia nuk i përket së shkuarës: Bibla, Ungjilli, Kurani, Veda Rig, Tao banojnë në të tashmen. Është utopike krijimi i miteve të reja kolektive dhe nuk mjafton as interpretimi i atyre antikë. Na takon t’i rishkruajmë, t’i ri-mendojmë, t’i rijetojmë: brenda gjuhës moderne. 8. Nuk ka më një Unives; kërkimi shkencor zbulon dhe heton vazhdimisht shumëllojshmërinë e kulturave, feve, shijeve dhe krijimeve. Shumëllojshmëri të hapësirës kozmike, lëndësh e energjish që bashkëjetojnë me vakumin, që bëhen me të. Mos kini frikë të jeni të vdekshëm. Të aftë të mendoni shumë-universin, humanizmit i bëhet thirrje të përballet me një detyrë të rëndësishme: të përfshijë shumë – universin tek jeta e kozmosi. 9. Kush mund ta bëjë këtë? Humanizmi, sepse ai e di si të kujdeset. Thuhet se kujdesi ndaj tjetrit, kujdesi ekologjik ndaj tokës, arsimi i të rinjve, ndihma për të sëmurët, për njerëzit me aftësi të kufizuara, për të moshuarit, për më të dobëtit, nuk ndalet përpara goditjeve të shkencave apo shpërthimit të parasë virtuale. Humanizmi nuk do të jetë një rregullues i liberalizmit: ndoshta do ta transformojë, pa përmbysje apokaliptike, apo premtime të lavdisë së ardhshme. Duke marrë kohën e tij, duke krijuar një afrimitet të ri dhe solidaritet elementar, humanizmi do të shoqërojë revolucionin antropologjik, që është shpallur nga biologjia që emancipon gratë, por duke ja lënë teknikës e financës dhe impotencës së modelit demokratik-piramidal, që nuk është në gjendje të kanalizojë risitë. 10. Njeriu nuk e bën historinë, por historia jemi ne. Për herë të parë, homo sapiens, është i aftë të shkatërrojë tokën dhe veten e tij në emër të feve të tij, ideologjive apo besimeve. Për herë të parë njerëzit janë në gjendje të vlerësojnë me transparencë totale të impulsit fetar të lindur të njerëzve. Takimi i ndryshimeve tona, këtu në Asizi, dëshmon se hipoteza e shkatërrimit nuk është e vetmja e mundur. Askush se di se çfarë do të ndodhë pasi ne të jemi të angazhuar në këtë rivlerësim antropologjik dhe kozmik. Rithemelimi i humanizmit nuk është as një dogmë providenciale, as një lojë e shpirtit: është një bast.
Epoka e dyshimit nuk ekziston më. Përballë krizave dhe kërcënimeve gjithnjë e më të mëdha, ka ardhur koha e basteve. Duhet te kemi kurajë të vëmë bast mbi rinovimin e vazhdueshëm të aftësive të njerëzve për të besuar e mësuar së bashku. Sepse, në shumë – universin të rrethuar nga vakumi, njerëzimi mund të ndjekë fatin e tij krijues.

Autorja është një linguiste, psikologe dhe filozofe bullgare
Përgatiti: L. Lita

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›