Po mbyllim një vit të një reforme të thellë fiskale
Në këtë konferencë të fundit për vitin 2008, do të dëshiroja të njihja opinionin publik lidhur me sfidat dhe arritjet e Ministrisë së Financave gjatë vitit 2008. Viti 2008 për Ministrinë e Financave ka qenë një vit sfidash të mëdha.
Së pari sepse në këtë vit ne zbatuam taksën e sheshtë, e cila konsistonte në uljen thelbësore të ngarkesës fiskale, të barrës tatimore mbi bizneset. Ulja me dy herë e tatimit mbi fitimin, ulja me rreth dy herë e tatimeve të tjera si tatimit mbi dividentin, tatimit maksimal mbi të ardhurat personale, heqja e një sërë taksash dhe tarifash nacionale, shtonin përpara Ministrisë së Financave, përpara organeve fiskale sfidën e përballimit me sukses, sfidën e mos rënies së të ardhurave tatimore. Ajo që u vërtetua në praktikë ishte se të paktën teoria funksionoi, se ulja e barrës fiskale u përkthye në një zgjerim të bazës tatimore, u përkthye në një rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit. Dhe ne me kënaqësi sot konstatojmë faktin që gjatë vitit 2008, jo vetëm që mbajtëm nivelin e arritur në 2007 për të ardhurat në buxhet në raport me PBB-në por kemi rritur me rreth 2 pikë përqindje të ardhurat në buxhetin e shtetit në raport me PBB-në, një rritje e cila në qeverisjen e mëparshme janë dashur 8 vjet për të arritur 1.6 % të PBB-së. Ulja e tillë e taksave, sigurisht që i dha vendit një opinion pozitiv përpara botës ekonomike dhe Shqipëria gjatë vitit 2008, u deklarua vendi me liritë fiskale më të mëdha në kontinentin europian, duke marrë 95 pikë nga 100 pikë të mundshme dhe duke krijuar kështu një avantazh për tërheqjen e vëmendjes së investitorëve të huaj në raport me ekonominë vendase. Viti 2008, ishte një vit i reformave të mëdha administrative, vit i modernizimit të sistemeve. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave zbatoi me sukses programin ASYCUDA Word ç’ka krijon mundësi dhe kushte që të mund të futen në rrjetin e veprimeve doganore të gjithë qytetarët, të gjithë të interesuarit, të gjithë bizneset. Kjo e ka bërë atë jo një rrjet të mbyllur vetëm për DPD por një rrjet të hapur për publikun e gjerë, për të interesuarit për të parë në mënyrë transparente mënyrën e kryerjes së veprimeve në të gjitha pikat doganore që ka Republika e Shqipërisë. Në të njëjtën mënyrë, viti 2008, është viti i fillimit të procesit të modernizimit edhe të sistemit tatimor përmes plotësimit dhe tërheqjes së deklaratave online, përmes dorëzimit të deklaratave tatimore po ashtu nëpërmjet internetit dhe pagesave online, ka bërë që të zvogëlohen kontaktet e biznesit me administratën, të shpejtohen procedurat dhe gjithashtu të kemi një mundësi më të madhe që biznesi të përfitojë kohë dhe kosto nga kryeja e veprimeve fiskale në raport me administratën tatimore. Këto reforma bënë që Shqipëria të konsiderohet dhe të jetë një nga elementët thelbësorë të konsiderimit të Shqipërisë si vendi me reformat më të mëdha në kuadrin e të bërit biznes, duke e vlerësuar vendin e dytë në botë me reformat më të thella të ndërmarra gjatë një viti dhe kjo përbën po ashtu një sfidë të përballuar me sukses nga administrata nga administrata fiskale, nga Ministria e Financave. Viti 2008, ishte një vit i i ndërmarrjes së një sërë përmirësimesh ligjore për gjithë sistemin e Viti 2008, ishte një vit i Ministrisë së Financave, për gjithë sistemin fiskal. Gjatë viti 2008 ne miratuam ligjin organik të buxhetit i cili kishte filluar përgatitjen, përpunimin, hartimin që nga viti 2002. Gjatë viti 2008 ne miratuam ligjin Për Procedurat Tatimore dhe zbatuam me sukses të dy këto ligje. Një sërë aktesh nënligjore u përpunuan, u hartuan për t’i dhënë mundësi biznesit që të konkurojë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të ndershme në treg. Ligjet u bënë konsistente dhe u pakësuan hapësirat e përcaktimit në vendimmarrje në raport me caktimin e taksave nga ana e administratës fiskale. Ky kuadër ligjor në këtë formë sigurisht që jo vetëm ndihmon biznesin në një konkurencë të drejtë dhe të ndershme në treg, por pakëson në mënyrë thelbësore mundësitë për korrupsion në administratën fiskale. Për këtë arsye ju jeni njohur me rezultatet e Transparency International që konsideron Shqipërinë si vendin me rezultatet më të mira në rajon gjatë vitit 2008 duke u rritur me 0.5 pikë nga 2.9 në 3.4 vlerësimi i luftës antikorrupsion. Shqipëria dhe Turqia mbeten dy vendet me progresin më të madh në luftën kundër korrupsionit gjatë vitit 2009. Do të ndalem edhe tek rezultatet e 11 mujorit. Jo thjesht për të justifikuar atë që unë thashë lidhur me rezultatet dhe sfidat që ka përballuar Ministria e Financave por edhe për të informuar opinionin publik në mënyrë të drejtë dhe jo përmes manipulimit të shifrave që ka ndërmarrë opozita prej ditësh me rradhë. Si 11 mujor por edhe për gjithë vitin rezultatet e pritshme, progresi i bërë gjatë këtij muaji premtojnë që të ardhurat në buxhet do të jenë konform programit që ne kemi hartuar në Kuvend dhe autorizimit që kemi marrë për ekzekutimin e buxhetit të vitit 2008. Si 11 mujor të ardhurat janë realizuar 97 %, nga të cilat të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë 98 % duke realizuar më shumë nga 1 vit më parë rreth 36 miliard lekë tërësisht nga sistemi doganor dhe tatimor ose 16 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2007. Ky vit përbën pra vitin me rritjen më të madhe krahasuese nga një vit në tjetrin. Edhe pse taksat janë ulur sikurse e thashë, ritmi i rritjes së të ardhurave fiskale në buxhetin e shtetit është më i larti historik i arritur ndonjëherë në Shqipëri. Sigurisht që Pushteti vendor vijon të mbetet problematik në plotësimin e objektivave dhe realizimin e të ardhurave. Ato janë rreth 20 % më të larta se një vit më parë, por fakti që viti 2007 qe një vit jo i mirë për pushtetin vendor, ende ata performojnë në nivele të ulëta krahasuar me objektivat që ne kemi në programin afatmesëm si qeveri dhe për zhvillimin e të gjithë segmenteve të pushtetit në Shqipëri. Të ardhurat tatimore kanë një rritje në krahasim me vitin e kaluar dhe janë tejkaluar për periudhën dhe mosrealizimet që vijnë nga kontributi i sigurimeve shoqërore plotësohet tërësisht me tejkalimin e të ardhurave jotatimore, të ardhurave që vijnë nga administrimi i ndërmarrjeve publike dhe nga dividenti që buxheti merr nga ndërmarrjet ku ka ende aksione. Ajo që vlen për t’u theksuar për ecurinë e 11 mujorit të vitit 2008 është fakti që kemi një përshpejtim të dukshëm të realizimit të shpenzimeve. Janë rreth 28% më të larta se e njëjta periudhë e vitit 2007. Pra ritmika gjithëvjetore e realizimit të shpenzimeve të buxhetit të shtetit është më pozitive gjatë vitit 2008 dhe administrata ka fituar një kapacitet për të përdorur fondet publike në mënyrë gjithëvjetore. Rritja prej 28 % në krahasim me një vit më parë, i dedikohet kryesisht kryerjes jo të shpenzimeve administrative, operative pra të administratës qendrore, por kryerjes së shpenzimeve për investime publike. Në qoftë se shpenzimet operative, korse ente janë rritur me vetëm 12 %, shpenzimet për investime janë 2.2 herë më të larta gjatë 11 mujorit 2008 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2007, duke mundësuar kështu për herë të parë një realizim gati tërësor të investimeve publike. Si 11 mujor janë kryer mbi 700 milion dollarë investime dhe pritet që gjithë viti të kompletojë objektivin tonë për të kryer investime publike në masën 1 miliard dollarë për vitin 2008. Të gjitha këto, ndjekja gjithëvjetore e realizimit të të ardhuarve, kryerja e shpenzimeve në kohën e duhur dhe me ecifencë të lartë kanë bërë që ekonomia shqiptare të performojë në mënyrë pozitive përballë presionit të një krize financiare që ka përfshirë sot botën. Si 11 mujor, inflacionin e kemi në parametrat 2.5 – 2.6 %, që përbën dhe nivelin më të ulët të inflacionit në rajon dhe po ashtu rritja ekonomike presupozohet të jetë rritja më e lartë në 10 vitet e fundit dhe kjo për shkak të rritjes së investimeve private, të mbështetjes së investimeve publike të ekonomisë në tërësi, të përpjekjeve për të rritur kërkesën konsumatore përmes instrumenteve buxhetorë dhe të performimit më të mirë që ka ekonomia jonë në krahasim me konkurencën rajonale. Shifrat eksporteve për 11 mujorin flasin për një rritje prej 18 % në krahasim me 11 mujorin e vitit të kaluar dhe po ashtu në tërësi ekonomia vijon të performojë pozitivisht përballë presioneve të krizës. Nisur nga këto zhvillime pozitive të buxhetit, ju e dini që ne sot kalojmë në kuvend aktin normativ i cili mundëson një impulsim të përdorimit në mënyrën e duhur të tepricës së të ardhurave të krijuara, të kursimeve të shpenzimeve të kryera sikurse dhe të alokimit të kontigjencave. Ky akt normativ mundëson edhe një herë rritjen e kërkesës konsumatore duke bërë shpërndarje fondesh, parash në shtresat më të ekspozuara nga tronditjet që jep kriza financiare tek pensionistët, tek punonjësit me paga më të ulëta, tek punonjësit e administratës publike në tërësi. Nga ana tjetër, akti normativ mundëson financimin e çdo qindarke investimesh publike të kryera, por që nuk kanë qenë të përputhura në raport me programin që kemi pasur në buxhetin e miratuar në muajin korrik. Pra rishpërndan fondet për të financuar tërësisht investimet publike në vend. Ky vit si vit i krizës financiare sigurisht që shtroi një sfidë të re për Ministrinë e Financave për financat publike, atë të financimit të deficitit të buxhetit, pasi sikurse e dini ne kemi pasur një angazhim me FMN –në dhe publikun e gjerë që deficiti buxhetor dot shkojë në parametrat 5.2 % dhe për shkaqet e influencës së krizës financiare edhe në tregun shqiptar ne ndodheshim në presion të dyfishtë nga njëra anë nevoja për të emetuar, për të futur shpenzime për investime publike në masën e programuar, pra të mos preknim programin e investimeve publike në Shqipëri ç’ka do të thoshte dhe një mbështetje për ekonominë private, për ekonominë reale dhe nga ana tjetër për të gjetur burimet financiare. Dhe unë ju njoftoj që ne mundësuam financimin tërësisht të deficitit të programuar prej 5.2 % në terma pozitivë, borxhi publik u administrua më mirë dhe 2 miliard lekë të reja u rishpërndanë si tepricë, si kursim nga shërbimi i këtij borxhi në aktin normativ që ne miratojmë sot. Për vitin 2009 Shqipëria, ekonomia shqiptare ndodhet përpara sfidave, pro unë ju siguroj se për sa i takon financave publike janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të qenë vetë financat në mënyrë aktive në ekonomi, janë marrë të gjitha masat e nevojshme që tregu i brendshëm i parasë të afektohet sa më pak nga buxheti i shtetit dhe të mundësojmë tërheqjen në Shqipëri për shkak të pozicionit të mirë financiar që ka vendi dhe ritmit të lartë ekonomik që ka Shqipëria, për shkak të mos prekjes sa duhet të krizës financiare në ekonominë shqiptare, të mundësojmë tërheqjen nga tregu financiar botëror të nevojave që do të ketë buxheti për t’u financuar gjatë viti 2009. Kjo do të thotë, çlirimin e të gjithë parave disponibël në tregun shqiptar në funksion të kreditimit të ekonomisë private, të kreditimit të biznesve nga sistemi ynë bankar. Unë dëshiroj që në fund të kësaj deklarate të falënderoj: Komunitetin e biznesit për reagimin pozitiv përballë reformave të ndërmarra nga Ministria e Financave dhe për kontributin e madh që ka dhënë në stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit. Të falënderoj të gjithë përdoruesit e buxhetit për korrektësinë ligjore në ekzekutimin në kohë të buxhetit, për përmirësimet e mëdha që kanë mundësuar të realizojnë gjatë vitit 2008 në ekzekutimin e buxheteve të tyre. Dhe sigurisht një falenderim të veçantë për mediat, sepse keni transmetuar dhe përcjellë tek opinioni publik të gjitha zhvillimet që kanë pasur financat publike. Ne jemi transparentë dhe gjithçka ndodhet në faqen e internetit, por opozita preferon të informohet gjithnjë nga ju dhe unë ju falenderoj që përcillni në mënyrë të menjëhershme të gjitha zhvillimet që ndodhin në fushën e financave publike.