E Diel, 1 Nëntor 2026

Po mundëm Brazilin, mund tia dalim

Roben

Numërimi mbrapsht ka filluar. Holandë-Brazil është një nga supersfidat e rëndësishme të këtyre përballjeve në çerekfinale. Ndërkohë që prag të ndeshjes së sotme, nuk kanë munguar deklaratat e lojtarëve të të dyja skuadrave. “Brazili nënkupton për në një pikë të rëndësishme, nëse do të fitojmë ndaj tyre, atëherë mendoj se i kemi të gjitha mundësitë që t’ia dalim deri në fund”. Këto janë fjalë e Arjen Robenit, që shpreh vetëbesimi e skuadrës së tij në prag të çerekfinales, e cilado të vërë përballë pikërisht Holandën e tij ndaj Brazilit të fortë. Lojtari i krahut te Bajerni i Mynihut, i cili u dëmtua pak para fillimit të Botërorit, në ndeshjen e fundit ndaj Sllovakisë u aktivizua që nga minuta e parë. “Unë dhe kombëtarja deri pak kohë më parë nuk dukej se ishim një çift i lumtur, çdo herë që jemi në prag të ndeshjeve të rëndësishme më ndodh diçka”, ka pohuar me shaka Roben, i cili sot ndaj Brazilit do të provojë të udhëheqë të tijtë drejtë gjysmëfinales.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›