“Po na largon nga komisionet zgjedhore”
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste e ka vënë si kusht kryesor për të bashkëpunuar për Reformën Zgjedhore, heqjen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe nga komisionet e tjera të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pra, ata nuk japin konsensus për reformën, nëse LSI-ja do të ketë anëtarë nëpër komisione zgjedhore. Kjo është arsyeja, sipas Lëvizjes Socialiste për Integrim, që Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka miratuar ende Kodin e ri Elektoral.
Ky, sipas numrit dy të LSI-së, deputetit Dritan Prifti, është një fakt tepër i rëndë dhe komprometues për Partinë Socialiste, e cila duhet të ishte në krye të reformës demokratike në Shqipëri. Sipas Priftit, demokracia është liri dhe gjithëpërfshirje, ndërsa ajo që kërkon të bëjë Partia Socialiste me Partinë Demokratike, për ta kthyer Shqipërinë në një demokraci të kontrolluar nga dy persona, pra kontrolli i demokracisë, dhunimi i saj, përjashtimi është vetëm një veti e diktaturës. “Ne u bëjmë thirrje të dyja forcave politike, të mos e shtojnë koston që ka Shqipëria, për procesin e integrimit, ta sjellin sa më shpejt në Kuvend Reformën Zgjedhore, të jetë ajo reformë gjithëpërfshirëse, të jetë reformë konsensuale dhe të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri”, - tha Prifti, ndërsa shtoi se kostoja e një Reforme Zgjedhore e dështuar, kostoja e zgjedhjeve të dështuara, kthimi në një diktaturë me dy koka është shumë e rrezikshme për Shqipërinë. Ai theksoi se LSI, por edhe shumë parti të tjera parlamentare nuk do të pranojnë që dy ortakë, që sot janë në biznes, Rama dhe Berisha, të jenë ortakë edhe në demokraci, të jenë ortakë për zgjedhjet në Shqipëri dhe të vendosin në tavolina biznesi të ardhmen e këtij vendi. Madje, ai shtoi se PS, në këmbim të mbështetjes së PD-së për Kodin, do të votojë ligjin për Prokurorinë. Duke e konsideruar këtë si pazar të pastër, Prifti theksoi se PS kërkon t i japë PD-së amnisti për korrupsionin dhe për problemet që ata kanë me drejtësinë, duke goditur ata që duhet t i ketë aleatë në zgjedhjet e ardhshme.
Ky lajm është publikuar: 31/10/2008