Presidenti i Forumit Shvab: “Klima politike në Shqipëri, positive”
Autori i Lajmit: red.
Berisha ka takuar në Stamboll themeluesin dhe Presidentin e Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Shvab. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Drejtori Ekzekutiv i Forumit Ekonomik, Borge Brende. Kryeministri e falënderoi z.Shvab për ftesën për të marrë pjesë në këtë eveniment kaq të rëndësishëm ekonomik botëror, duke u shprehur se ky është një rast tjetër për të prezantuar potencialet e mëdha të vendit në energji, në pasuri hidrike, minerale, turizëm, etj., si dhe për t i njohur investitorët me arritjet e qeverisë shqiptare në fushën e reformave politike dhe ekonomike. Shvab, duke vlerësuar shumë pozitivisht arritjet në fushën ekonomike dhe stabilitetin politik në vend, u shpreh se Shqipëria ka pësuar një transformim rrënjësor në vitet e fundit. Në mënyrë të veçantë, Shvab u shpreh se admironte vendosmërinë e lidershipit të Qeverisë shqiptare për të ndryshuar klimën e biznesi në vend, veçanërisht në arritjet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Berisha e njohu zotin Shvab me reformat e ndërmarra në mbështetje të biznesit. Shvab shprehu vlerësimin maksimal për faktin se në të gjitha aspektet e zhvillimit, Qeveria shqiptare po adopton praktikat më të mira nga gjitha vendet. Gjithashtu, ai shprehu konsideratat për vendosmërinë e Qeverisë për të bërë sa me eficente shfrytëzimin e potencialeve të Shqipërisë, duke veçuar potencialet energjetike, me 20 miliardë kilovat-orë energji për t u shfrytëzuar, që, pas ndërtimit të shumë hidrocentraleve, do ta kthejnë Shqipërinë në një eksportuese të energjisë në rajon dhe më gjerë. Gjatë bisedës u diskutua për klimën politike dhe impaktin e saj në ekonominë e Ballkanit, ku Shvab u shpreh se ka një trend pozitiv në bashkëpunimin rajonal dhe se ky trend po konsolidohet edhe më shumë. Kryeministri Berisha e ftoi zotin Shvab për të vizituar Shqipërinë, ftesë që u pranua me kënaqësi nga ai. Berisha po zhvillon një vizitë dyditore në Stamboll, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror për Evropën dhe Azinë Qendrore.
Ky lajm është publikuar: 31/10/2008