“Qesharake akuzat e LSI-së”
Autori i Lajmit: red.
Bashkëkryetari socialist i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Fatmir Xhafa, i konsideron si qesharake akuzat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, lidhur me Reformën Zgjedhore.
“Mendoj se nuk ka mundësi të japësh një përgjigje serioze për gjëra qesharake dhe për deklarata që janë të përçarta”, - tha ai. Dritan Prifti akuzoi PS-në se po siguron mbështetjen e PD-së për të larguar LSI-në nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe në këmbim do t i japë konsensusin për ligjin e Prokurorisë. Por këto argumente janë hedhur poshtë nga Xhafa, i cili ka pohuar se nuk ka asnjë lidhje mes këtyre të dyjave në mënyrë absolute. Ai sqaroi ndërkohë se Kodi Zgjedhor, për sa u përket ekspertëve, është pothuajse i përfunduar. “Ka mbetur pjesa për pushtetin vendor, janë rregullimet e fundit dhe disa gjëra që lidhen me një aneks që duhet t i bashkangjitet kodit lidhur me përcaktimin e zonave të administrimit zgjedhor në një qark”, - pohoi Xhafaj. Lidhur me ligjin për prokurorinë ai theksoi se deri tani nuk ka një draft në Kuvend. “Kur ligji për Prokurorinë të bëhet publik nga Ministria e Drejtësisë, kur ai të shkojë në Qeveri dhe pastaj të vijë në Parlament, atëherë fillon diskutimi dhe debati se cili do të jetë qëndrimi konkret për këtë projekt”, - u shpreh ai, ndërsa shtoi se qëndrimi i PS-së është mjaft i ndryshëm nga ai i PD-së në këtë drejtim. “Qëndrimi ynë parimor për të është bërë publik, është njohur, ne ndryshojmë në koncepte, në vizione lidhur me qëndrimin ndaj insitucionit të akuzës. Ne do t u përmbahemi atyre qëndrimeve që kemi bërë publike për këtë gjë”, - përfundoi Xhafa.
Ky lajm është publikuar: 31/10/2008